Nxënësit e fshatit Vishticë pa mësim gjithë muajin

Gjatë vizitës në fshatin Vishticë, Komuna e Likovës, gazetari qytetar Bajram Sulejmani ka vërejtur se në shkollën fillore rajonale në fshat, bëhet rindërtimi i kulmit.

Nga informatat që i ka pranuar gazetari qytetar nga një i punësuar, shkolla është e mbyllur nga 7 shtatori, ndërsa rindërtimi pritet të mbarojë në dhjetë ditët e ardhshme.

Shkolla fillore rajonale, fshati Vishticë

Ndërkohë, nxënësit nuk  mbajnë mësim, dhe nuk janë të bartur në ndonjë shkollë tjetër në komunën e Likovës.

Gazetari qytetar e parashtroi pyetjen se pse nuk është ndërtuar çatia gjatë pushimit veror dhe a është e lejuar që nxënësit gjatë vitit shkollor, në vend se në bankat shkollore, për më tepër se një muaj të qëndrojnë në shtëpi?

This post is also available in: MacedonianEnglish