Antonio Miloshoski gjithashtu iu bashkangjit urrejtjes “teovel”

Në kohët e fundit, Romët dhe gjuha rome ishin shënjestër e talljes duke përhapur gjuhën e urrejtjes ose, siç e thonë relativistët (botat partiak), “thjesht duke bërë shaka” me kryeministrin teknik Oliver Spasovski për fjalimin e tij në gjuhën rome, duke e uruar 8-të prillin, Ditën e Romëve.

Ndjekja dhe gjuha e urrejtjes filloi me një kolumnë të gazetarit Dragan Pavlloviq Llatas me titull “Nabutinavle ohoho”, të botuar më 25 maj në gazetën Veçer, në të cilën ai akuzoi kryeministrin Spasovski se nuk e din gjuhën rome, por e di se si me ryshfet ti blejë Romët për të votuar në zgjedhje.

“Ndoshta ai e njeh gjuhën rome, e nuk e din gjuhën vllehe, i them vetes. Por kur e pashë duke thyer gjuhën e tij për Ditën e Romëve, nuk do të ishte kështu, por ai i sheh Romët si pacientë për ryshfet në zgjedhje ndërsa vllehët, për im Zot, nuk jepen aq lehtë për një kuti me vaj”, shkruan Llatasi.

Antonio Milloshoski, anëtar i partisë politike VMRO DPMNE, poashtu u bashkangjit talljes para zgjedhjeve. Ai në llogarinë e tij në Twitter katër ditë më parë (kur ishte në izolim), shpërndau një video të dy vajzave që vallëzonin në një këngë me remix në rrjetin social TikTok (Obixhuko) nga fjalimi i Spasovskit. Milloshoski e ndau postimin në llogarinë e tij nga Twitter profili i @zlatkothegoldy, i cili me siguri është një bot partiak, sepse ai vazhdimisht përdor gjuhë të urrejtjes në rrjetin social Twitter, dhe gjithashtu ndan dhe shpall mbështetje për partinë VMRO DPMNE.

Ndër profilet që kanë ndarë dhe pëlqyer postimin, mund të shihen profile të ngjashme që përhapin vazhdimisht dezinformata dhe nxisin një gjuhë të urrejtjes.

Në faqen në Facebook “Teovel Obixhuko” ka disa video të publikuara dhe fotomontazhe me “shaka” ndaj kryeministrit Spasovski. Por, me siguri ky grup nuk përdoret vetëm për “shaka”, kështu që mund të gjenden edhe shpallje kundër LSDM-së.

Por “teovel tallja” ngadalë ka filluar të tregojë fytyrën dhe qëllimin (synimin) e saj të vërtetë. Kështu që profili Kubrat Shazivar, ka ndarë një postim nga profili DrnDrnJarinja i cili haptas shkruan se i urren c….t e fëlliqur! Ndërsa profili Kurka komenton se i është ëmbël që një cigan i vogël dhe i zhveshur lëpin qyrrat.

CIVIL Media publikoi disa artikuj mbi shakatë raciste në llogari të gjuhës rome, gjoja se është një përpjekje për të tallur mesazhin urues të Oliver Spasovskit. “Natyrisht, ata që bëjnë përqeshin nuk dinë asnjë fjalë nga gjuha rome, përveç ca fyerjesh. Dhe ata nuk po përqeshin Spasovskin, por Romët, le të jetë e qartë. Spasovski është vetëm një pykë e urrejtjes politike këtu, përmes të cilit ata deklarojnë racizmin dhe ksenofobinë e tyre. Pavarësisht sa e fshehin, do të dalë nga dikund. Është thjesht më e fuqishme se ata, “shkroi aktivisti Petrit Saraqini, duke shtuar se “koha ka kaluar kur ju i keni përqeshur ato “më poshtë” se ju. Tani jemi në fazën e dytë – vjen koha e konfrontimit, luftës së vlerave dhe argumenteve. Dhe siç ka thënë Gandhi, në fund, ne do t’ju mposhtim!”

 

Ekipi monitorues i CIVIL-it