16-17 shkurt 2019, Veles
Civili organizon seminar të madh për gazetari qytetare më 16 dhe 17 shkurt ( fundjavë) në hotelin Gardenija në Veles. Numri është i kufizuar në 25 pjesëmarrëse dhe pjesëmarrës, ndërsa të drejtë për pjesëmarrje kanë personat e interesuar nga i tërë vendi. Nga fillimi i projektit “Objektivi qytetar” në vitin 2015 deri sot, pothuajse një mijë njerëz të rinj kanë qenë vizitorë të seminareve dhe punëtorive për gazetari qytetare. Për dallim nga seminaret tjera të mbajtura gjatë projektit, të cilat ishin njëditore, në nivel komunal ose rajonal, ky seminar mbahet në nivel nacional dhe do të zgjasë dy ditë.
Në seminarin mund të paraqiten të gjithë punëtorët e moshuar nga e gjithë Maqedonia. Çdo gjë që nevojitet, është vullneti, dëshira dhe entuziazmi. Dhe, kuptohet, të paraqiteni në Aplikimin për pjesëmarrje. Komisioni i posaçëm do t’i verifikojë dhe miratojë paraqitjet dhe motivimet pranuara nga pjesëmarrësit eventual.
Seminari dy ditor për gazetari qytetare do të përfshijë tema që do t’u ndihmojnë të gjithë gazetarëve qytetarë të ardhshëm që të ndërtojnë aftësi dhe të fitojnë dituri praktike nga fusha e gazetarisë, informimi me kohë, si dhe për përfitimet e teknologjive moderne dhe platformave të komunikimit.
Në këtë seminar do të paraqiten edhe disa komponente të reja të projektit, përmes cilave është e lehtësuar pjesëmarrja e drejtpërdrejtë e të gjithë të interesuarve në implementimin e projektit, një pjesë e ekipeve të platformës mediatike ose në punën e Civilit si organizatë, në përgjithësi. Nga përvoja e organizatës, është e njohur se një numër i madh anëtarëve të ekipeve të projekteve fillimisht kanë qenë vizitues të këtyre seminareve. Njëkohësisht, gazetarët qytetarë të cilët kanë marrë pjesë në seminaret, më vonë janë bërë edhe vëzhgues në proceset zgjedhore, me trajnime plotësuese minimale para se të akreditohen.
Njëkohësisht, në këtë seminar do të paraqitet komponenti “mediat e komuniteteve”, që ka për qëllim të formojë dy ekipe që do të mbështeten financiarisht nga Civili, që të fillojnë me blogun ose ueb faqen e tyre me përmbajtje informative për ngjarjet lokale. Në këtë mënyrë seminari do të jetë edhe seleksionim përgatitor i llojit për më të suksesshmit që do të fitojnë mundësi të fillojnë me këtë projekt mediatik.
Ligjëruesit me përvojë nga ekipi do të flasin edhe për gazetarinë kooperative, gjë që paraqet mundësi për bashkëpunim të të interesuarve me gazetarët profesional të CIVIL Media.
Për më tepër informata, CIVILi u bën thirrje të gjithë të interesuarve të parashtrojnë pyetje në Fejsbuk faqen e Civilit, ose në Fejsbuk faqen e Objektivit qytetar, dhe kuptohet, ta vizitojnë edhe ueb faqen e projektit “Objektivi qytetar” ose, edhe një herë të bëhen pjesë e iniciativës #KërkojPërgjigje.
Seminari është falas. Shpenzimet e rrugës për pjesëmarrësit do të mbulohen në lartësi të biletës së autobusit, shpenzimet për ushqim dhe akomodim do t’i mbulojë organizata.
#ObjektiviQytetar është projekt në të cilin kombinohen hulumtimi, aktivitetet mediatike dhe aktivizmi, të cilat janë bazë edhe për vëzhgim afatgjatë zgjedhor. Ky projekt për tre vite me radhë kontribuon për zhvillimin e gazetarisë qytetare në vend. Projekti është i mbështetur nga Fondacioni National Endowment for Democracy.
This post is also available in: MacedonianEnglish