Ekipi monitorues i CIVIL-it vëren se faqja në Facebook “Nalet u bëfshi” është përsëri aktive. Në faqen vërehen përmbajtje të reja, me të njëjtën temë si ato të mëparshmet dhe me kërcënime dhe gjuhë urrejtjeje jo më pak intensive.
Më 29 qershor, në këtë faqe kishte një postim në lidhje me Nenad Jovanoviqin të cilit “Liri ose Vdekje” iu kërcënua hapur aktivistit në një koment . Më 30 qershor, CIVIL raportoi në platformën e saj për rastin, pas së cilës faqja u zhduk nga Facebook për 4 ditë.
Ata reaguan ndaj njoftimit të CIVIL-it me një postim të ri në stilin e tyre specifik me gjuhë urrejtjeje, dhe ishte shpërndarë nga faqet “Pavel Shatev” dhe “Vidi Vidi” me të cila janë rregullisht të lidhura.
Postimet në faqen “Nalet u bëfshi” janë t[ pëlqyera nga faqe me përmbajtje të ngjashme, por edhe disave që nuk kanë asgjë të përbashkët me “temat” që përpunohen në faqen, siç është faqja “Vizito Maqedoninë”, e cila paraqitet në Facebook si guide turistike.
Ekipi monitorues i CIVIL-it çdo ditë zbulon dhe arkivon përmbajtjen e gjuhës së urrejtjes dhe boton një pjesë prej tyre në platformën e saj mediatike. CIVIL u bën thirrje institucioneve kompetente të bëjnë çmos për të parandaluar përhapjen e gjuhës së urrejtjes dhe t’i sanksionojë përkatësisht. Gjuha e urrejtjes në një shoqëri të civilizuar nuk duhet të lejohet kurrë, dhe ai duhet të zhduket. Gjuha e urrejtjes kalon lehtësisht në vepra nga urrejtja.
Ekipi monitorues i CIVIL-it