Fushata parazgjedhore e cila përsëri filloi para kohe, në shumicën e rasteve zbatohet me video spote dhe me përmbajtje të sponsorizuara në rrjetet sociale, siç tregon monitorimi i CIVILit. Ekipi i CIVILit për monitorim të financimit të fushatës parazgjedhore, nga 20 qershori deri më 28 qershori në mesnatë ka regjistruar qindra ngjarje politike për të cilat partitë kanë harxhuar para, ose janë jasht kornizave të reklamimit politik të paguar.
Më tepër se 20 ngjarje partiake janë mbajtur nga fillimi fushatës më 24 qershor. Pothuajse të gjitha partitë kanë pasur aktivitete promovuese para se të fillojë fushata. Monitoringu ka regjistruar gjithsej 20 raste të tilla, nga të cilat nëntë tubime publike, të organizuara edhe nga LSDM, edhe BDI, edhe VMRO-DPMNE, edhe Aleanca për Shqiptarët. Para fillimit zyrtar të fushatës janë promovuar pesë video -spote partiake.
Monitorim afatgjatë në 15 kategori, duke e përfshirë e dhe mbrojtjen nga koronavirusi. Fokus i veçantë janë financimi politik, lajmet e rrejshme, dezinformatat dhe gjuha e urrejtjes, keqpërdorimi i resurseve publike dhe korrupsioni. Organizata ka bashkëpunim të mirë me Komisionin për parandalim të korrupsionit, si dhe me institucione tjera relevante, posaçërisht me Komisionin shtetëror zgjedhor, si dhe me misionin ndërkombëtar të ODIHR.
CIVILi do ta vëzhgojë procesin zgjedhor me diçka më tepër se 300 vëzhgues. Interesimi për kyçje në ekipet e CIVILit çdo ditë e më tepër shtohet, por, për fat të keq, nuk mundemi t’i përgjigjemi në mënyrë pozitive të gjitha aplikacioneve, mes të cilave ka edhe shumë cilësore, por, u bëjmë thirrje të gjithëve që janë të interesuar të mbeten në komunikim me organizatën dhe të paraqesin parregullsi gjatë procesit zgjedhor.
CIVILi më 24 qershor ka shpallur kumtesë në fillim të fushatës nën titullin CIVILI bën thirrje për respektimin maksimal të të drejtës votuese dhe masat për mbrojtjen nga koronavirusi. Në kumtesë bëhet thirrje edhe të ndërpritet me keqpërdorimin e fëmijëve për qëllime politike, por disa parti politike e bëjnë pikërisht të kundërtën.
Kërkojmë nga partitë politike, ta respektojnë Kodin zgjedhor, Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ti respektojnë protokollet dhe masat për mbrojtje nga koronavirusi, ta respektojnë heshtjen zgjedhore dhe ti ndërpresin planet eventuale ( nëse ekzistojnë) për ryshfet zgjedhor, presione dhe manipulime.
D.T.
kamera: Atanas Petrovski
montazhi: Arian Mehmeti