Artikulli nga gazetari qytetar Vullnet Mahmuti “U arrestuan anëtarë të partisë E Majta”, e fitoi çmimin e parë në ndarjen e sotme të shpërblimeve për gazetarë qytetarë në garën që e organizoi CIVIL –Qendra për Liri, në përbërje të projektit “Objektivi qytetar”. Këtë vendim e solli komisioni treanëtarësh, për shkak të dukshmërisë së materialit dhe reagimeve që i nxiti në opinion, posaçërisht sepse edhe vetë gazetari ishte i arrestuar nga policia.
Gazetari qytetar i cili deshi të ngelë anonim, në redaksinë e CIVIL Media dërgoi video dhe fotografi nga fejsbuk faqja e kopshtit për fëmijë “Bleta”, e cila faqe, pas reagimeve të ashpra nga qytetarët në rrjetet sociale, më vonë u mbyll.
Për këtë tregim gazetari qytetar e fitoi çmimin e dytë për artikullin “Kopshti në Çair bën indoktrinim fetar mbi fëmijët!”.
Komisioni vendosi që foto –lajmi “Salla e sportit në Krushevë pa bravë dhe me dritare të thyera”, nga gazetari qytetar Sotir Gabelloski nga Krusheva ta fitojë çmimin e tretë. Pa publikimit të lajmit, Komuna Krushevë për një javë i rregulloi dëmet në sallën e sportit.
Civili ndau edhe dy shpërblime të katërta. Shpërblimin e parë të katërt e fitoi artikulli “Ndërmarrja komunale nga Ohri i zbarkon qentë në deponi!”, të gazetarit qytetar Kliment Arnaudov nga Ohri, që tregon për sjelljen johumane të NP “Komunalec” nga Ohri, të cilët në deponinë Bukovo i kanë hedhur qentë e qytetit, të vaksinuar dhe të sterilizuar. Drejtoresha e NP “Komunalec” u deklarua si e jokompetente, ndërsa më vonë, dha dorëheqje, siç tha, për arsye personale.
Çmimin e dytë të katërt e fitoi Damjan Temkov nga Shkupi për video artikullin “Faza portokalli: Punëtorët në terren, inspektorët nuk arrijnë dot”. Temkov, në deklaratën për CIVIL Media u porositi qytetarëve të mos frikohen, të informojnë dhe të luftojnë kundër padrejtësisë.
I shpërblyeri me çmim të parë deklaroi se çdo herë do të luftojë për të vërtetën.
Shpërblimet i prezantoi Maja Ivanovska, anëtare e jurisë, ndërsa i ndau Xhabir Deralla, president i Civilit.
Civili u bën thirrje të gjithë qytetareve dhe qytetarëve të marrin pjesë në projektin “Objektivi qytetar” dhe të bëhen pjesë e familjes së madhe të gazetarëve qytetarë anembanë botës, të cilët e ndryshojnë shoqërinë me aktivizmin e tyre.
“Objektivi qytetar” është projekt i Civilit, i cili për dy vite me radhë u hap mundësi qytetarëve që ti publikojnë tregimet e tyre lirshëm dhe pa censurë.
Projekti është i financuar nga National Endowment for Democracy.
Biljana Jordanovska
Kamera: Dehran Muratov
This post is also available in: MacedonianEnglish