CIVIL – Qendra për Liri i fton qytetaret dhe qytetarët e Kavadarit të paraqiten në punëtorinë për gazetarë qytetarë që do të mbahet në Kavadar, të mërkurën (më 17 maj) në sheshin e qytetit, me fillim prej ora 13, dhe në mënyrë aktive të ndikojnë mbi ndryshimet shoqërore në nivel lokal dhe nacional. Pas seminarit të suksesshëm që u mbajt në mars, Civili përsëri organizon punëtori për edhe dhjetë qytetarë të interesuar.
Pas pjesës teorike të trajnimit, gazetarët qytetarë do të kenë punë praktike në punëtorinë, me regjistrime të video- tregimeve, fotografim, anketim..., pas të cilave do të vijon vlerësimi i punës së tyre.
Numri i pjesëmarrësve nuk është i kufizuar. Të gjithë qytetarët e interesuar mund të paraqiten përmes plotësimit të formularit onlajn ose përmes adresës elektornike [email protected], me biografi të shkurtë dhe letër motivimi (maksimumi nga 10 rreshta) në të cilat kandidatët shkurtimisht do t’i përshkruajnë shkathtësitë e tyre dhe do të shprehin gatishmëri për pjesëmarrje në seminar.
Për informata plotësuese, të interesuarit mund të paraqiten në 02/5209176, të shkruajnë mesazh në [email protected], ose në Fejsbuk faqen Citizen. Journalists.
Gazetaria qytetare është valë e re e lirisë mediatike që e promovon informimin objektiv dhe të pacensuruar anembanë botës, dke i shfrytëzuar përfitimet teknologjike për tëarritur deri te opinioni përmes internetit dhe rrjeteve sociale më shpejtë se mediat tradicionale.
Projekti “Objektivi qytetar” është i mbështetur nga National Endowment for Democracy.
This post is also available in: MacedonianEnglish