Shitësit e paligjshëm gjatë vikendit të kaluar u kthyen në vendet e vjetra për shitje në Bit Pazar. Patrullat e përditshme policore nuk i ndalojnë shitësit e paligjshëm të shesin, sepse përata kjo është mënyra e vetme e fitimit, shkruan një gazetar qytetar anonim.
“Kur vijnë policët, e mbledhim mallin dhe ikim, ndonjëherë ndodh që ta lëmë mallin mbi banaqe dhe kur të largohen policët, përsëri kthehemi të shesim. Kjo është mënyra e vetme të fitojmë dhe të çojmë bukë në shtëpi te fëmijët. Ne nuk vjedhim, fitojmë me nder”, thotë një shitës i cili dëshiroi të mbetet anonim.
Para një kohe Qyteti i Shkupit i largoi tezgat nga rruga e këmbësorëve te “26 korriku” në Bit Pazar sepse do të vendoseshin banka për ulje dhe do të mbillnin pemë.
This post is also available in: MacedonianEnglish