Me respektim maksimal të masave për mbrojtje nga koronavirusi, në atmosferë të shkëlqyet dhe dinamike u mbajt seminari rajonal dy ditor për transparencë dhe përgjegjësi në proceset politike.
Ligjërues në seminarin ishin Petrit Saraçini, i cili u kyç on-line, Zoran Ivanov, Xabir Deralla, ndërsa në temën përgjegjësi, profesionizëm dhe etikë në mediat përballë gjuhës së urrejtjes dhe lajmebve të rreme, folën gazetarët me përvojë Vojo Manevski dhe Ivan Bojaxhiski, si dhe Biljana Jordanovska dhe Xhabir Deralla nga CIVILi. Në temën për politika lokale, transparencë dhe përgjegjësi, foli kryetarja e Këshillit të Komunës Shtip, Marijana Rogozhanska popovska. Video ligjërim për vlerat demokratike pati edhe Sasho Ordanovski.
Përmes punëtorive interaktive, në të cilat pjesëmarrësit u njohën me përmbajtje praktike dhe teorike në disa tema siç është transparenca, shkrim leximi mediatik dhe njohja e lajmeve të rreme dhe dezinformatave dhe të gjendjeve me të drejtat dhe liritë e njeriut, baza të gazetarisë, Petrit Saraçini dhe Zoran Ivanov e dhanë rrugën drejt pjesëmarrjes aktive në krijimin e politikave në nivel lokal dhe nacional.
Seminari ishte ide e shkëlqyer pjesëmarrësit të njihen edhe me projektet, nismat dhe aktivitetet e CIVILit, të japin propozime dhe ide, por edhe të jenë pjesë e organizatës.