Reflektor: Mbi 60 raste me gjuhë të urrejtjes, analizë e re për fushatat partiake, kërcënim me vdekje për CIVILin

Ekipi i CIVILit për monitorim nga fillimi i fushatës parazgjedhore  deri tani ka regjistruar dhe arkivuar mbi 60 raste me gjuhë të urrejtjes në rrjetet sociale, një pjesë e të cilave janë publikuar dhe paraqitur para publikut në platformën mediatike të CIVILit. Nga 20 raste të reja, për sot vendosëm të publikojmë  tre, e deri në orët e vonshme të mbrëmjes do të publikojmë edhe tjera. Këto përmbajtje mund ti gjeni në civil.mk dhe drejt. Mk.

E drejta e votimit është një nga të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Me votim, qytetaret dhe qytetarët marrin pjesë në krijimin e pushtetit, e ndërtojnë demokracinë në vendin e tyre dhe e përcaktojnë  ardhmërinë e tyre dhe të fëmijëve të tyre. Prandaj, është e rëndësishme të merret pjesë në të gjitha proceset zgjedhore në nivel lokal ose kombëtar. Pikërisht këtë  e nënkupton demokracia – pjesëmarrje qytetare në zgjedhjen dhe krijimin e politikave dhe praktikave në të gjitha nivelet dhe për të gjitha çështjet.

CIVILi e filloi nismën “Glasaj/Voto” në mediat sociale për të inkurajuar qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës dhe të dalin në votime më 15 korrik. Zgjedhjet erdhën në një kohë të pandemisë kur mbrojtja e shëndetit publik ishte përparësi. Prandaj, CIVILi  bën thirrje për votim , por edhe për përmbajtjen maksimal ndaj  masave të mbrojtjes nga koronavirusi në ditën e zgjedhjeve.

Përmes nismës së CIVILit, qytetarët mund të informohen për të drejtat e tyre dhe të gjitha aspektet më të rëndësishme të procesit zgjedhor, përmes uebfaqes së re GLASAJ, VOTE.CIVIL.ORG.MK.

Ndër të tjera, mund të gjeni përgjigje për pyetjet më të shpeshta në këtë faqe në internet: «Kur janë zgjedhjet? Për çfarë po votojmë? Çfarë ndodh gjatë zgjedhjeve? Ku votoj? A kam nevojë për një dokument identifikimi? Me kë duhet të kontaktoj në rast parregullsish? Sa e sigurt është të votosh? Si mund të mbrohem gjatë votimit?”

Glasaj/Voto është emri i ngjarjes në Facebook në uebfaqen e CIVIL-it, ku qytetarët mund të shprehin mbështetjen e tyre për këtë nismë të rëndësishme qytetare.

CIVILi me vëmendje  e ndjek edhe financimin e partive politike në procesin zgjedhor, gjatë fushatës parazgjedhore. Për një javë partitë e “pasuruan” fushatën me  181 video dhe reklama të reja në Fejsbuk.

Analizën e hollësishme për aktivitetet dhe shpenzimet e partive politike në fushatën parazgjedhore mund ta lexoni në civilmedia dhe drejt.mk.