CIVILI po përgatitet për seminarin “Transparencë dhe përgjegjësi në proceset politike”

Me agjendë jashtëzakonisht interesante, si për opinionin më të gjerë, ashtu edhe për anëtarët e ekipit të organizatës, në selinë e Civilit me shpejtësi bëhen përgatitjet e fundit për Seminarin për planifikim strategjik, edukimin dhe ndërtimin e partneriteteve: “Transparencë dhe përgjegjësi në proceset politike”. Agjenda është komplekse dhe parashikon punëtori dinamike për anëtarët e ekipeve të projekteve të CIVILIT dhe ekipit bashkëpunues nga qytete të ndryshme të vendit, si dhe sesione të hapura për opinionin.

Seminari do të mbahet më 14 dhe 15 gusht, në hotelin “Romantik” buzë liqenit të Velesit. Numri i pjesëmarrësve në sesionet e hapura është i kufizuar, prandaj nga organizata bëjnë thirrje ta paralajmërojnë praninë, ndërsa e mban të drejtën për seleksionimin e pjesëmarrësve në ngjarjen.

Mysafirë specialë në seminarin janë , Biljana Ivanovska nga Komisioni për parandalimin e korrupsionit, eksperti për financa dhe këshilltar i ministrit të mëparshëm për financa Tevdovski, aktivisti për të drejtat e njeriut, Branimir Jovanoviq, si dhe kryetari i komunës së Velesit, Ace Kocevski. Ata do të flasin në sesione të hapura për opinionin.

Prezantimet e mysafirëve specialë në seminarin do të jenë bazë e mirë për aktivitete të mëtutjeshme të organizatave qytetare dhe ndërtimin e partneriteteve mes sektorëve për arritjen e transparencës dhe përgjegjësisë më të madhe në nivel nacional dhe lokal.

Një nga prioritetet e CIVILIT me siguri është lufta kundër korrupsionit, ndërsa pjesëmarrja e Kryetares së Komisionit për parandalimin e korrupsionit, Ivanovska, do të jetë e shfrytëzuar si doracak për veprime të mëtutjeshme të organizatës, por edhe të organizatave partnere potenciale dhe iniciativa qytetare në këtë fushë. Edhe kontributi i Branimir Jovanoviqit do të jetë i vlefshëm, i cili do të flet për temën kryesore dhe marrëdhënien mes të premtuarës dhe të plotësuarës në periudhën e kaluar. J

Jovanoviq, i cili në opinion është i njohur si aktivist për të drejtat e njeriut dhe drejtësi sociale, dhe ekspert i njohur për financa, Kryetarja e Antikorrupsionit, e cila përvojën e saj profesionale dhe ekspertizën i ka ndërtuar në Entin shtetëror për revizion, do të hedhin dritë mbi sektorët më të ndjeshëm të funksionimit të sistemit. Në këto tema dhe çështje logjikisht ndërlidhen përvojat nga vetëqeverisja lokale, për të cilën gjë CIVILI e ftoi kryetarin e Komunës së Velesit, Kocevskin.

Mes ligjëruesve në sesionet e hapura për opinionin do të jetë edhe Xhabir Deralla, Presidenti i CIVILIT, i cili bashkë me anëtarët e ekipeve të projekteve të organizatës do të mbajë prezantime me shembuj për keqpërdorime të resurseve publike dhe sjellje korruptuese të partive politike dhe funksionarëve partiakë, si dhe prezantimin e projektit “Objektivi qytetar: Transparencë dhe përgjegjësi në proceset politike”. Në sesionet e mbyllura të organizatës do të mbahen punëtori për planifikim strategjik dhe edukim për fusha të ndryshme të punës së organizatës në këto fusha të ndjeshme.

Paraprakisht publikuam se Civili ofron mundësi ekskluzive për numër të kufizuar të vizituesve për prani  në prezantimet dhe adresimet e temave jashtëzakonisht të nxehta dhe aktuale.

Ftesa për aplikim dhe agjenda e sesioneve të hapura është në dispnim onlajn, ndërsa për ata që nuk do të arrijnë të aplikojnë ose do të refuzohen për shkak të kufizimeve të hapësirës, do të kenë mundësi të përcjellin përmbajtje mediatike të CIVIL Media në të cilat do të publikohen mesazhet dhe informatat që do t’i ndajnë folësit në seminarin.

Ekipi i CIVILIT për komunikim


Formulari për aplikim

Ftesë për aplikim dhe agjenda e sesioneve të hapura të seminarit

Informata plotësuese kërkoni në [email protected] ose 02/5209 176 ( çdo ditë pune, ora 9-17)

This post is also available in: MacedonianEnglish