Protestë në Karposh: Ndal për mafinë urbane!

Iniciativa qytetare “Taftalixhja e gjelbër”-“ Zeleno Taftalixhe”, mbrëmë organizoi protestë në Komunën Karposh, nën moton “Ndal për mafinë urbane!”

Në protestën morrën pjesë një numër i madh i banorëve të lagjes “Taftalixhe”. Ata janë të revoltuar nga qasja e autoriteteve komunale, të cilët ia kanë dhënë truallin që gjendet në afërsi të sheshit ku luajnë fëmijët një investitori privat, i cili në atë vend planifikon të ndërtojë ndërtesë shumëkatëshe.

Pakënaqësia te qytetarët është e madhe, sepse për këtë projekt nuk janë konsultuar nga Komuna, ndërsa ndërtesë që do të ndërtohet do të kufizohet deri te trotuari dhe është në afërsi tepër të madhe të ndërtesave fqinje.

Nga iniciative “Taftalixhja e gjelbër” kërkuan që menjëherë të ndërpritet ky ndërtim, si dhe të gjitha ndlrtimet tjera të këtij tipi në tërë komunën, sepse e ndërhyjnë në jetën e përditshme të qytetarëve dhe kontribuojnë për shkatërrimin e gjelbrimit në komunë.

Përfaqësuesit e iniciativës qytetare theksuan se do të organizojnë protesta të reja që ta ndalojnë dhunën urbane dhe i thirrën të gjithë banorët të kyçen në mënyrë aktive në aktivitetet e tyre.

Teksti dhe fotografitë: Daniel Avramov

This post is also available in: MacedonianEnglish