Në Komunën e Çairit kopshti për fëmijë bën indoktrinimin fetar mbi fëmijët!

Një gazetar qytetar nga Shkupi dërgoi në redaksinë e CIVIL Media  fotografi dhe video nga një kopsht fëmijësh në Çair, i cili bën indoktrinimin religjioz mbi fëmijët që e vizitojnëm kopshtin.

Videon dhe fotografitë,  gazetari qytetar i ka marrë nga Fejsbuk faqja e kopshtit “Bleta”, e cila pas reagimeve të zjarrta të qytetarëve në rrjetet sociale gjatë ditës së djeshme, u zhduk.

Në video mund të shihet se si fëmijët e kryejnë rrotullimin  dhe këndimin ritual fetar rreth një kutie të mbështjellur me pëlhurë të zezë, e cila është improvizim i “Qabesë”, faltores së shenjtëtë  në Mekë.

Në fotografitë shihet se si fëmijët falin namaz. Kopshti madej ka edhe panelin e gjeneratës së tretë në të cilan përveç fotografive të fëmijëve, gjenden edhe fotografitë e dy edukatoreve, nga të cilat njëra është e veshur me niqab ( mbulesë që e mbulon tërësisht gruan, përveç një prerjes së hollë te sytë).

Fotografitë dhe viedoja shkaktuan reagime të shumta në rrjetet sociale.