Keqpërdorim politik: Fëmijët janë shënjestër!

Gazetar qytetar anonim, ka dërguar deri te CIVIL  video regjistrime dhe fotografi, për keqpërdorim të fëmijëve në fushatë zgjedhore.

Drejtorë, profesorë dhe nxënës nga më tepër shkolla në Saraj i kanë braktisur orët që të marrin pjesë në takimin me qytetarë, me organizim nga BDI.

Përveç fushatës zgjedhore, shkas për tubimin ka qenë edhe vendosja e luleve para përkujtimores së Isa Boletinit, me rastin e  Ditës së Flamurit, në Saraj, nga lideri i BDI, Ali Ahmeti. Para fillimit të takimit, është rregulluar edhe hapësira te përkujtimorja.

CIVIL, në konferencën për shtyp më 28 nëntor, në të cilën ka prezantuar raportin për parregullsitë zgjedhore nga fillimi i fushatës, apeloi deri te partitë politike – ti lënë fëmijët të qetë, dhe të mos ushtrojnë presion ndaj prindërve përmes fëmijëve.


 

clp