CIVILI e shtyen seminarin “Objektivi qytetar”, sipas masave të Qeverisë për mbrojtje nga virusi korona

CIVILi e shtyen seminarin “Objektivi qytetar”, sipas masave të qeverisë për mbrojtje nga virusi korona. Paraprakisht, seminari që mbahet për pesë vite me radhë, ishte i planifikuar për 21 mars ( e shtunë) në Shkup, në hotelin Kontinental.

Organizata i informon ata që kanë aplikuar se kur të krijohen kushtet e duhura, seminari do të organizohet përsëri, ndërsa ata që kanë aplikuar, nuk kanë obligim të aplikojnë përsëri.