Artikulli i gazetarit qytetar, Sotir Gabelloski, për sallën e sportit “Vojvoda Gjorgji Stojanov” në Krushevë, e zgjoi nga gjumi vetëqeverisjen lokale.
Komuna e Krushevës dje shpalli kumtesë në të cilën, siç thonë, salla ka qenë e riparuar dhe e pastruar dhe se vendosen rregulla për shfrytëzimin e saj. Në kumtesë thuhet se secili që dëshiron ta shfrytëzojë sallën e sportit, do të duhet të paguajë 300 denarë për një orë, në llogarinë e Komunës.
Edhe pse nga Komuna këmbëngulin se në këtë mënyrë e shfrytëzimit aplikohet për herë të aprë, gazetari qytetar thotë se kjo mënyrë e hfrytëzimit është promovuar para një viti. Gabelloski thotë se përveç se është ndrryuar brava, aty edhe më tej mund të hyjnë lehtë sepse dritaret e thyera nuk janë ndrruar.
Në vazhdim të kumtesës së Komunës Krushevë thuhet se për momentin punohet në projektin për rikonstruimin e plotë të sallës së sportit, i mbështetur nga Bashkimi Evropian, edhe pse e njëjta është riparuar para gjashtë vitesh, gjegjësisht, në vitin 2011. Reagimi i pushtetit lokal në Krushevë vijon pas fotografive të shpallura në ueb faqen Objektivi qytetar, që u takon të gjithë të interesuarve për gazetari qytetare. Në arikullin e publikuar atëherë, ishte e prezantuar gjendjha e mjerueshme e sallës së sportit, me dritare të thyera dhe pa brava në dyer.
Nël dy vitet e kaluara nga projekti “Objektivi qytetar”, materialet e gazetarëve qytetarë i nxisin autoritetet në vend të ndërmarrrin hapa për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve.
Maja Ivanovske
This post is also available in: MacedonianEnglish