Iniciativa #KërkojPërgjigje e CIVIL -Qendrës për Liri vazhdon edhe në rrugë, gjegjësisht, sot do të vendoset stendë në ora 12, te Parku Memorial i Dëshmorëve të rënë në Shkup, ( te udhëkryqi Paleta/Muri i Qytetit, në afërsi të librarisë “Ili-Ili). Në stendën e Civilit, qytetarët do të kenë mundësi të parashtrojnë pyetje dhe të kërkojnë përgjigje nga persona publikë, politikanë, institucione, në lidhje me të gjitha problemet që i mundojnë.
Përndryshe, iniciativa #KërkojPërgjigje për herë të parë u promovua në rrugët e Shkupit në gjysmën e dytë të vitit 2016, si pjesë e projektit Objektivi Qytetar.
Ideja e iniciativës është qytetarët përmes video incizimeve të parashtrojnë pyetje deri te vendimmarrësit në nivel lokal ose nacional, gjegjësisht, deri te institucionet. Civili do t’i adresojë pyetjet e parashtruara deri te institucioni ose personi përkatës dhe do ta informojë opinionin nëse dhe kur të pranojë përgjigje në pyetjet e parashtruara. Ekziston mundësia edhe për parashtrim anonim të pyetjeve ashtu që kamera të jetë e kthyer nga ana tjetër.
Në stendën e Civilit, të interesuarit do të mund të njihen edhe me aktivitetet tjera të projektit “Objektivi qytetar” dhe të aplikojnë për pjesëmarrje në seminarin e madh që do të mbahet më 16-17 shkurt në Veles.
Ata që nuk do të mund të arrijnë në stendën e Civilit, kanë mundësi, si edhe deri tani, t’i dërgojnë pyetjet në video format ( ose selfi video) në Fejsbuk faqen e Civilit ose në inboksin e faqes Gazetarë qytetarë, ose përmes postës elektronike në adresën [email protected].
Projekti “Objektivi qytetar” është i mbështetur nga National Endowment for Democracy.