Gardhi i hekurt para ndërtesës së Qeverisë para së cilës protestonin demonstrantët e “Revolucionit të larmë”, studentët, punëtorët … dhe kërkonin drejtësi, filloi të mënjanohet me qëllim të lirohet sipërfaqja publike rreth objektit dhe të ketë qasje më të hapur për qytetarët.
Ky ishte një nga premtimet e pushtetit aktual, se kur do të vijnë në pozitë, menjëherë do ta heqin gardhin e hekurt rreth Qeverisë, të cilën e vendosi ish kryeministri Nikolla Gruevski.
D.M.
This post is also available in: MacedonianEnglish