Gazetar qytetar anonym dërgoi fotografi në të cilën shihet se është zgjeruar parcela tek “Majçin dom” në Aerodrom.
“Mirëmëngjes të gjithëve, deri sa e pini kafen e mëngjesit vetëm të ju njoftoj se parcela para “Majçin dom” disi u zgjerua Brenda natës dhe veç më arriti të hyjë në tokë të shenjtë. Domethënë, për ata të sapo ardhurit në vendin e kishës më parë kishte një prej kafeneve të para në Drom. Hajde tani vazhdoni ta pini kafen dhe nëse rastësisht hidhëroheni dhe doni të dilni ta shprehni revoltën tuaj më shkruani dhe do të vij. Dhe STOP për politikanë”, shtoi ai.
Tjetër qytetar në mënyrë ironike thotë – Mos sot! Kur komuna feston një vit transparencë dhe plotësim të dëshirave të qytetarëve… Ndërsa aq vite ka punuar për ne aerodromasit për të na qenë mirë dhe ende punojnë me mund… Ndërsa ti defokuson këtu… Me gjëra të kota për parkun te “Majçin domi”… Po do të të mbjell komuna 10 drunj në obor në “Kardelj”!”.
Vallë bëhet fjalë për zgjerim të dimensioneve të objektit ose, prap, për qasje më të lehtë për punë presim përgjigje nga kryetari i komunës Zllatko Marin dhe investitori.
D. M.
This post is also available in: MacedonianEnglish