Civil –Qendra për Liri sot ka ndarë pesë shpërblime për gazetarët qytetarë të cilët gjatë dy muajve të fundit kanë dërguar foto dhe video përmbajtje që dëshmojnë për shkeljen e të drejtave dhe lirive të njeriut, për keqpërdorimin e detyrës zyrtare, për (pa) drejtësinë sociale, për ndotjen e mjedisit jetësor...
Çmimin e parë në këtë cikël të shpërblimeve, si pjesë nga projekti “Objektivi qytetar”. E fitoi Rosica Stojkova nga Llozov a, e cila studion në Shkup, për video artikullin “Kuvendi i Republikës së Maqedonisë: Nuk lëshohet automjeti i Ndihmë së shpejtë”. Me Stojkova biseduam për motivin të regjistrohet një video e shkurtë në atmosferë të tensuonuar, siç ishin ngjarjet më 27 prill kur një pjesë e mbështetësve të lëvizjes qytetare u futën me dhunë në Kuvend dhe lënduan disa deputetë, gazetarë dhe policë.
“Jonjerëzia e njerëzve që nuk lejuan automjeti i Ndihmës së shpejtë të arrijë deri te Kuvendi, që t’u ndihmohet të lënduarve, ishte motivi për regjistrimin e videos”, thotë Stojkova.
Sipas saj, projekti “Objektivi qytetar” të cilin Civili e zbaton për dy vite me radhë me mblshtetje të National Endowment for Democracy, ka kontribuar që të jetë më e guximshme që t’i regjistrojë dhe fotografojë problemet të cilat, siç thotë ajo, janë çdo kund rreth nesh.
Projekti “Objektivi qytetar” i kushtohet promovimit të proceseve transparente dhe përgjegjëse politike në Republikën e Maqedonisë, përmes trajnimeve për gazetari qytetare, prodhim mediatik dhe forcim të vetëdijes qytetare.
Civili i inkurajon qytetaret dhe qytetarët të bëhen aktorë aktivë në ndryshimet shoqërore dhe në tejkalimin e territ mediatik, që së bashku të kontribuojmë për përmirësimin e gjendjes dhe ndryshimeve shoqërore.
M.T.
This post is also available in: MacedonianEnglish