Si organizatë me përgjegjësi shoqërore, CIVILi organizoi një varg debatesh për regjistrimin, duke filluar nga fillimi i dhjetorit të vitit të kaluar. Si zakonisht, organizata edhe në këtë temë veproi me “decentralizim”, kështu që organizoi debate edhe në qytetet tjera, siç janë Shtipi, Gostivari dhe Gjevgjelia.
Një ditë pas marrëveshjes mes kryeministrit dhe kryetarit të LSDM, Zoran Zaev, dhe kryetarit të VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, regjistrimi të shtyhet për shtator, dhe në pritje të verifikimit të kësaj marrëveshje nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, CIVILi do të mbajë edhe një debat në temën e njohur “Regjistrimi: Statistikë, jo politikë”, sot, 30 mars,me fiilim në ora 13.
Deri tani, pjesëmarrjen e kanë konfirmuar Apostoll Simovski, drejtori I Entit Shtetëror për Statistikë, profesoresha Mirjana Najçevska, eksperte për të drejtat e njeriut, Sllavjanka Petrovska, deputete në Kuvend dhe anëtare e LSDM, dhe Ljupço Zikov, kryeredaktor I “Kapital”. Moderator I panelit do të jetë Xhabir Deralla, CIVIL. Për fat të keq, ftesave të shumta nuk iu përgjigj VMRO-DPMNE, edhepse CIVILi vazhdimisht fton përfaqësues të opozitës. VMRO-DPMNE mori pjesë në debatet në Shtip dhe Gostivar, ndërsa opozita ishte e përfaqësuar përmes përfaqësuesit të Partisë Socialiste në debatin në Gjevgjeli.
Në pajtim me masat për mbrojtje nga Kovid -19, paneli do të mbahet pa publik, por do të transmetohet drejtpërdrejt në Fejsbuk faqen e CIVILit, ndërsa përmbajtjet që do të dalin nga paneli, do të botohen në platformën mediatike në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze. Video artikuj do të botohen edhe në kanalin YouTube të CIVILit. Si zakonisht, redaksitë me të cilat CIVILi ka bashkëpunim, janë të ftuara ti marrin të gjitha përmbajtjet mediatike me atribuim dhe vegëz.
Në fokusin e panelit, një ditë para fillimit të procesit të regjistrimit, nuk është vetëm nevoja për ndarje të politikës nga statistika, por edhe të drejtojë apel regjistrimi të zbatohet si operacion statistik. Për publikun është e rëndësishme të informohet se çfarë mund të presin nga procesi i regjistrimit, protokollet e sigurisë në aspektin e pandemisë me Kovid-19, ndërsa do të flitet edhe për domethënien e regjistrimit në nivel lokal dhe nacional.
Paneli do të zgjasë rreth një orë e gjysmë. Gjatë diskutimit, ekipi i CIVILit do ti ndjek reagimet dhe pyetjet në rrjetet sociale dhe një pjesë nga ato do ti përcjell te pjesëmarrësit në diskutim.
Ngjarja është pjesë e projektit “Objektivi qytetar”, i financuar nga Fondacioni Nacional për Demokraci ( National Endowment for Democracy) nga SHBA.
This post is also available in: MacedonianEnglish