Uebinari i CIVILit për gazetari qytetare dhe shkrim – lexim mediatik me agjendë të pasur dhe dinamike, mundësi e shkëlqyer për shoqërim dhe angazhim

CIVILi do të mbajë uebinarë falas për gazetari qytetare dhe shkrim lexim mediatik, më 2 dhe 3 prill( e premte dhe e shtunë) me fillim në ora 13. Uebinarët do të zgjasin deri ora 16:30. Për pjesëmaarje në uebinar, duhet të plotësohet onlajn APLIKIMI PËR PJESËMARRJE.

Mundësi për pjesëmarrje kanë të gjithë pjesëmarrësit që dëshirojnë të fitojnë informata dhe shkathtësi të reja nga fusha e gazetarisë, shkrim leximit mediatik dhe mënyrat në të cilat mund të kyçen në punën e CIVILit.

Për pjesëmarrësit në uebinarët do të sigurohen Certifikate elektronike për pjesëmarrje, ndërsa do të fitojnë edhe mundësi të kyçen në projekte, nisma dhe aktivitetet e CIVILit, si dhe në organizata dhe nisma tjera të shoqërisë qytetare.

Baza të informimit gazetar, etikë, lajme të rreme, kërcënime hibride dhe monitorimi i zgjedhjeve dhe proceseve politike, janë pjesë e temave të uebinarit.

Në programë janë prezantime nga Xhabir Deralla, Sasho Ordanoski, Petrit Saraçini,Zoran Ivanov, Biljana Jordanovska, Dehran Muratov, Irena Krxiq, Dijana Tahiri.

Mundësi e shkëlqyer për shoqërim dhe angazhim!

Ekipi i CIVILit për komunikime

                                                                            APLIKIM PËR PJESËMARRJE

This post is also available in: Macedonian