Zaev: Zëri i qytetarit është thelbi i demokracisë

Kryeministri Zaev iu drejtua pjesëmarrësve në konferencë përmes video mesazhit, dhe shprehi bindjen se nga diskutimi do të dalin drejtime konstruktive për kornizën ligjore dhe institucionale për sistemin zgjedhor, të cilat Qeveria do ti përcjell me vëmendje.

 

“Jam i bindur se nga kontributi i juaj do të dalin drejtime konstruktive për kornizën institucionale për sistemin zgjedhor të bazës transparente dhe përfshirëse. Ju siguroj se, unë, si kryeministër, dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me vëmendjen më të madhe do ti përcjellim dhe analizojmë vështrimet që do të dalin nga të gjithë ju. Jemi të obliguar edhe para rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias, të cilët për këtë temë ishin në drejtim të hapet debat gjithëpërfshirës”, deklaroi Zaevi.

Kryeministri shtoi se si dëshmi për angazhimet e tyre të futen sa më tepër zgjidhje demokratike në sistemin zgjedhor është edhe bashkëpunimi me sektorin qytetar dhe me komunitetin ndërkombëtar, të cilës i falënderojnë për mbështetjen e madhe teknike dhe financiare në këto procese.

“ Që proceset të jenë me të vërtetë të suksesshme,  të gjitha partitë e përfshira në Kuvend duhet të shprehin gatishmëri për pjesëmarrje në këto reforma. Edhe zëri i partive jashtë parlamentit është i rëndësishëm. Çdo zë konstruktiv duhet të dëgjohet. Si zakonisht, jemi të hapur për dialog në dobi të demokratizimit maksimal të proceseve zgjedhore në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Përmes debatit dhe analizave ti fitojmë drejtimet më të mira për model dhe zgjidhje ligjore të cilat do të jenë më të përshtatshmet që ta forcojmë demokracinë parlamentare me përfaqësues të popullit të cilët do t’i përfaqësojnë interesat e bashkësive të ndryshme në vendin tonë”, shtoi Zaevi.