CIVILI i pyet urrejtësit: Ju u mësuat prej ISISit apo ISISi prej juve?

CIVIL publikisht kërkon nga partitë politike t’i ndal eshalonët propaganduese edhe të përkrahësve të vet edhe të anëtarëve t’ju porosisin të ndalen me shpërndarjen e urrejtjes edhe me kërcënime publike të aktivistëve!

Më tepër se i dukshëm është koordinimi me sulme të tilla në rrjetet sociale edhe në pjesë prej internet mediave. Ai sulm filloi gjatë regjimit autoritar të Gruevskit, por zgjat me vite edhe pas rënies së tij.

Është koha kjo urrejtje të ndalon, ndërsa përgjegjësit për krijimin dhe nxitjen e urrejtjes dhe dhunës të ballafaqohen me institucionet e drejtësisë!

Pas kërcënimeve për vdekje me prerje kokash, pyetja e CIVILit është legjitime deri te anëtarët dhe përkrahësit e strukturave të caktuara të mirënjohura politike edhe deri te udhëheqësi e tyre:

Vallë ju u mësuar prej ISISit ose ISISi mësonte prej juve?! Nuk ka arsyetim për urrejtjen që e krijuat dhe e nxitni me dekada! Koha është të përgjigjeni për të gjithë keq bërjet, krimet, mbjelljen e urrejtjes dhe thirrjen për dhunë politike!

CIVILi apelon deri te Prokuroria publike dhe deri te MPB të nisin procedura adekuate për zbulimin e rrjeteve me të cilët shpërndahet propaganda e zezë nëpërmjet lajmeve të rrejshme dhe gjuhë ekstreme të urrejtjes.

Sot është një aktivist i CIVILit, por nesër mund të jetë një shoqëri e tërë ose edhe i tërë një shtet.

Demokracia nuk nënkupton kaos dhe arbitrarizëm, çdo kush t’i kërcënohet çdokujt, por para se gjithësh domethënë sundimi i të drejtës dhe respektimi i të drejtave të njeriut dhe lirive. Është koha t’i vihet fundi tërbimit që e zbatojnë qendra të caktuara të fuqisë në shtetin tonë.

Kreatorët janë të njohur, motivet janë të njohura, pasojat janë të dukshme me vite. Është koha të merren masa ligjore!

This post is also available in: MacedonianEnglish