Xhelal Neziri, gazetarë me përvojë
Një vend pa liri të mediave nuk është i sigurtë, s’ka qëndrueshmëri dhe ka një të ardhme të paqartë. Se çfarë sjell errësira mediatike mund ta shohim te vendet e bllokut komunist, pjesa më e madhe e të cilave në vitet e 90ta u ballfaqua me një kolaps socio-ekonomik që çoi në konflikte të tmerrshme.
Ku nuk ka liri të mediave nuk ka as liri individuale as dinjitet për njeriun që jeton aty. Aty njeriu është vetëm statistikë në funksion të pushtetit.
Liria e mediave është tregues se politika, shteti dhe shoqëria s’kanë gjë për të fshehur, se s’kanë tema që nuk guxojnë të hapen dhe se s’kanë politikanë nuk guxojnë të kritikohen për devijimet. Andaj mendoj se 3 Maji nuk është një ditë e rëndësishme vetëm për mediat dhe gazetarët, por për të gjithë ata që kultivojnë vlerat demokratike. Mediat e lira mund të mos jenë të përsosura, por janë gardianët e sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve.