Para, dhe gjatë votimeve dhe në ditët pas, CIVILi është i mbushur me thirrje dhe mesazhe nga qytetare dhe qytetarë, si dhe nga disa nga entitetet partiake që morën pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u mbajtën më 13, 14 dhe 15 korrik.
CIVILi i vëzhgoi zgjedhjet me 314 vëzhgues të akredituar, mirëpo në monitorim ndihmuan shumë edhe paraqitjet dhe bashkëpunimi me një numër të madh qytetaresh dhe qytetarësh.
Ky proces zgjedhor u shoqërua nga një fushatë e ashpër dhe e zezë, e cila nuk e anashkaloi edhe CIVILin. Një pjesë e sulmeve ishin dhe akoma vazhdojnë në drejtim të individëve që janë pjesë e organizatës. Njëkohësisht, janë shënuar edhe dhjetëra raste të presionit dhe kërcënimeve të drejtpërdrejta ndaj vëzhguesve të CIVILit.
“Presionet, kërcënimet dhe gjuha e urrejtjes ndaj nesh janë sulm mbi demokracinë dhe të drejtave të njeriut në tërësi. Sa na përket neve, ato vetëm na bëjnë edhe më të fuqishëm. Sidoqoftë, presim nga institucionet që më në fund ti plotësojnë detyrat e tyre ligjore dhe ti ndëshkojnë këto dukuri”, komentoi Xhabir Deralla, presidenti i CIVILit.
Ekipi i CIVILit për komunikim shpalli informatë se organizata është e hapur për të gjitha informatat për parregullsi zgjedhore dhe shkelje të të drejtave dhe lirive të njeriut, pavarësisht se vijnë nga paraqitjet nga qytetarët, burime partiake ose organizata tjera joqeveritare. Analizat nga raportet e 314 vëzhguesit e akredituar të zgjedhjeve po përgatiten me shpejtësi. Ekipi mobil i CIVILit viziton vende të ndryshme anembanë vendit dhe përmbledh dëshmi dhe materiale me të cilat i kontrollon dhe i verifikon raportet nga terreni.