Pendarovski: Nuk ekziston vetëm një model për funksionim më të mirë të sistemit politik

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në konferencën për reforma zgjedhore “Perspektivat e zgjedhjeve të Maqedonisë” në adresimin e tij para të pranishmëve theksoi se është me rëndësi të madhe të diskutohet për një çështje të tillë siç janë zgjedhjet, por se demokracia është diçka shumë më tepër se zgjedhjet.

 

Reforma të përshpejtuara, të shpeshta ose reforma për të cilat nuk ka pajtim nga opozita, janë më të këqija sesa mbështetja e modelit ekzistues. Një është e sigurt, nuk ekzistues vetëm një model për funksionim më të mirë të sistemit demokratik, tha presidenti Stevo Pendarovski, në hapjen e konferencës.

“Demokracia thelbësore nuk është e mundur pa zgjedhje të lira, ato janë fillimi i saj pa të cilin nuk bëhet, janë legjitimimi kyç. Kemi përvoja të ndryshme me proceset zgjedhore.  Të parat dhe të dytat, me modelin zgjedhor, kanë mundësuar garim më të madh. Kritikët e modelit ekzistues vlerësojnë se efektet janë në centralizimin më të madh, hapësirë e vogël për vendimmarrje brenda partive, klientelizëm. Edhe pse niveli i ulët i kulturës politike nuk mund të jetë vetëm modeli zgjedhor. Ishim dëshmitarë se edhe gjatë pjesës relativisht të qetë të ditës zgjedhore, është i mundshëm manipulim i madh me vullnetin e qytetarëve”, tha Pendarovski.