CIVILi filloi me serinë e re të seminareve rajonale. Seminari i parë “Objektivi qytetar: Qytetare/ët marrin pjesë, vëzhgojnë dhe informojnë” u mbajt në Shtip me mbi 20 pjesëmarrës nga rajoni lindor.
Përmes përvojës së madhe të ekipit të CIVILIT dhe ligjërimet inspiruese dhe dinamike të Arben Zeqirit dhe Zoran Ivanov, gazetarët qytetarë të ardhshëm kishin mundësi të njoftohen në mënyrë interaktive, përmes dialogut dhe ushtrimeve praktike me bazat e gazetarisë, por edhe me pjesëmarrjen qytetare, aktivizmin qytetar, të drejtat dhe liritë e njeriut dhe gazetarinë qytetare, para së gjithash, si mënyrë për ndikim të drejtpërdrejtë mbi ndryshimet shoqërore.
CIVILi, i përkushtuar forcimit të pjesëmarrjes qytetare, aktivizmit dhe gazetarisë qytetare, i inspiroi pjesëmarrëset dhe pjesëmarrësit t’i shfrytëzojnë përfitimet teknologjike, si mjet për transfer të shpejtë dhe të lehtë për problemet kyçe në vendbanimet e tyre dhe ndërmarrjen e hapave konkrete për zgjidhjen e tyre.
Ky seminar rajonal njëditësh paraqet vazhdimësi të llojit në seminaret të cilat CIVILi i organizoi gjatë katër vitet e kaluara, ndërsa u zbatua si pjesë e projektit “Objektivi qytetar: Promovim i proceseve transparente dhe politike” i financuar nga National Endowment for Democracy, të cilin e implemendon CIVILI për pesë vite me radhë.
Ekipi i CIVILit për komunikim