CIVIL- Qendra për liri, me 15 korrik ( e premte), me fillim nga ora 11, në hotelin “City Park” në Shkup, do të ndajë pesë shpërblime të reja gazetarëve qytetarë, në korniza të ciklit të qershorit, të garës “Bëhu gazetar qytetar”, që është pjesë e projektit “ Objektivi qytetar”.
Në ngjarjen do të paraqiten video dhe foto materialet të cilat arritën në adresën e CIVIL gjatë muajit qershor, që dëshmojnë për keqpërdorime, shtypje mbi grupet e minoriteteve në vend, për efektin e politikës së pushtetit aktual dhe për “fushatën e zezë” me të cilën shërbehet për qëllime politike.
CIVIL për gjashtë muaj me radhë i shpërblen punimet dhe fotografitë e gazetarëve qytetarë, të cilët kontribuojnë për përmirësimin e hapësirës së mediave në Maqedoni.
Të gjitha storjet hulumtuese, video- shtesat dhe fotografitë e gazetare(ë)ve qytetare, të cilat janë shpallur në ueb- faqen tonë, janë realiteti me të cilin duhet të ballafaqohet propaganda e ashpër e regjimit qeverisës.
Projekti “Objektivi qytetar” u mbështet nga National Endowment for Demokracy.