Platforma mediatike e Civilit në tërësi, vite me radhë ofron mundësi për qytetaret dhe qytetarët të kyçen në monitorimin dhe informimin e problemeve në më tepër fusha. Andaj, faqja OBJEKTIVI QYTETAR është pjesë e hapësirës mediatike ku mund të paraqiten raste në katër fusha:
SHKELJE E TË DREJTAVE TË NJERIUT
KORRUPSION
GJUHË E URREJTJES
LAJME TË RREJSHME
Përveç kësaj mënyre të paraqitjes dhe komunikimit me organizatën, secili mund të paraqitet ose të vjen në CIVIL, në çdo kohë. Ekipet e Civilit dhe vëzhguesit afatgjatë të gjendjeve me të drejtat e njeriut në vend, çdo here janë në dispozicion të qytetareve dhe qytetarëve.
CIVILI është organizatë plotësisht e hapur dhe e gatshme për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lufton pa kompromis kundër korrupsionit, gjuhës së urrejtjes dhe lajmeve të rrejshme.
Platforma mediatike e Civilit bashkon nëntë ueb portale nga të cilat pjesa më e madhe janë në tre gjuhë ( maqedonase, shqipe dhe angleze). Këto janë faqe të dukshme, të lexueshme dhe të shpërndara, në të cilat lexuesit e kanë të njohur se do të lexojnë informata të vlefshme, të pangarkuara nga gara komerciale për klikime.
Platforma mediatke e CIVILIT u formula në vitin 2009, në kohë të territ mediatic dhe dhunës strukturore në vend. Kjo platformë edhe sot është vend për kritikë, mësim dhe informim me kohë.
Në emër të Redaksisë dhe në emër të Civilit, organizata për të drejtat dhe liritë e njeriut të cilën e formuam në vitin 1999, dëshiroj ta shpreh falënderimin tim të thellë dhe të sinqertë për mbështetjen, kritikat dhe besimin nga të gjithë ju.
Xhabir Deralla
President i CIVILIT dhe Kryeredaktor i CIVIL Media
This post is also available in: MacedonianEnglish