Fishekzjarrë, raketa dhe materiale piroteknike shiten në semaforët e qytetit, lajmërojnë gazetarë qytetarë anonimë. Ata thonë se në semaforët te “Mavrovasja” për çdo ditë ka fëmijë të mitur që shesin fishekzjarrë para festave të fundvitit.
Ministria për punë të brendshme lajmëroi se në rajonin e SPB Shkup dhe SPB Manastir në ditët e kaluara kanë gjetur mbi 55.000 artikuj piroteknike te dy persona.
“Kundër dy personave do të ngritën padi penale për vepër të kryer penale “përpunim, posedim dhe tregti e ndaluar me armë ose materie spërkatëse”, e parashikuar dhe e dënueshme me Nenin 396 nga LP i RM”, lajmërojnë nga MPB.
This post is also available in: MacedonianEnglish