Mbrëmë, vonë pasdite, në afërsi të fshatit Bojanë, në malin Zheden shpërtheu zjarr. Zjarri kaploi një pjesë të madhe të malit dhe përhapej shumë shpejt, shkruan gazetari qytetar për Civilin.
Dhe pas paraqitjeve të shumëta deri te shërbimet e zjarrfikësëve, ato erdhën në vend ngjarje vonë në mbrëmje, dhe përshkak të paaritshmërisë të vendngjarjes, nuk kishin mundësi të intervenojnë.
Në web-faqen e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë është publikuar informacioni që ne mëngjesin në orën 8 ekipet e brigades së zjarrfikësave të Shkupit si dhe popullata vendase kane filluar me fikjen e zjarrit, si dhe ekipi i SHP Karaxhica.
,,Zjarrëfiksit ishin prezent në fshat deri në orët e vona të natës, por nuk mundeshin të reagojnë përshkak se zjarri digjej në vend shumë të pa arritshëm, lart në pyje, ku nuk ka rrugë, dhe ska mundësi për ngjitje me automobilë deri atje. Zjarrfikësit ishin të thirrur nga Bashkësia lokale e fshatit Bojanë", kishte deklaruar banor i fshatit për gazetarin qytetarë.
Bashkësia lokale e fshatit Bojanë, në faqen e saj në facebook mbrëmë shpërndau: ,,Zjarr në malin Zheden!". Bënë thirrje deri tek zjarrfikësit, por edhe popullaten lokale, të jenë të përgaditur për reagime të shpejta përderi sa zjarri vazhdon të perhapet drejt fshatit.
Momentalisht, situata në vendngjarje është e qetë, ndërsa zjarri ngadalë fiket.
This post is also available in: MacedonianEnglish