CIVIL nesër do të ndajë shpërblimet e korrikut për gazetarët qytetarë

Gazetarë të cilët në bashkëpunim me partinë janë të obliguar për promovimin e punës së Komunës, dëshmi për shkeljen e të drejta ve të punëtorëve në një ndërrmarje publike në Shkup, keqpërdorime të resurseve shtetërore, shtypje në periudhën parazgjedhore, janë pjesë e përmbajtjeve  të cilat CIVIL-Qendra për Liri dp ti shpërblejë në korniza të ciklit të muajit korrik të garës “Bëhu qytetar gazetar”.

Ndarja e shpërblimeve do të realizohet nesër, me 16 gusht në zyrat e CIVIL, në rr.Maksim Gorki nr. 31/1, në qendër të Shkupit, me fillim prej ora 12.00.

Shpërblimet do tu ndahen qytetarëve gazetarë, të cilët dërguan fotografi dhe video-përmbajtje si pjesë e ciklit të muajit korrik, që janë të shpallura në ueb faqen e CIVIL. Në këtë mënyrë numri i të shpërblyerve është gjithsej 35.

IMG_5752

Në prag të ndarjes së nesërme të shpërblimeve, CIVIL sot mban trajnim njëditor për gazetarlt qytetarë, të cilët në pjesën praktike të trajnimit do të kenë mundësinë të përgatisin materiale të shkurta që do të hyjnë në konkurrencë për shpërblimet që do të jenë të ndara muajin e ardhshëm nga komisioni i përbërë nga anëtarë të ekipit të CIVIL.

 

Gara “Bëhu qytetar gazetar”, është pjesë e projektit “Objektivi qytetar”, i financuar nga National Endowement for Democracy.