CIVILi në kornizat e Festivalit të lirisë organizon panel diskutime të titulluar “Drejtësia Sociale dhe Diskriminimi: Shumë njerëz në margjinat e shoqërisë dhe politikës… Deri kur?” sot, 11 dhjetor 2020, në hotelin Park Residence, në Shkup, duke filluar nga ora 12, dhe panelin e titulluar “Regjistrimi: Mes politikave dhe statistikave” me fillim në ora 15.
Në panelin e parë si folës do të marrin pjesë Mirjana Najçevska, profesoreshë universitare, Elis Shakiri nga Romalitiko dhe iniciativa AVAJA, aktivistja dhe këshilltarja në kabinetin e presidentit Pendarovski për marrëdhënie me personat me aftësi të kufizuara Luljeta Ademi. Panelin do ta moderojë Dehran Muratov nga CIVILi.
Paneli i dytë do të mbahet me prani fizike të pjesëmarrësve, me respektimin e rreptë të protokolleve të mbrojtjes nga Covid-10. Pjesëmarrës në panel do të jenë Donço Gerasimovski, ish-drejtor i Zyrës Shtetërore të Statistikave, Apostoll Simovski, drejtor aktual i Zyrës Shtetërore të Statistikave dhe Xhabir Deralla nga CIVILi. Paneli do të moderohet nga Dijana Tahiri nga CIVILi.
Regjistrimi i fundit në vend u zbatua në vitin 2002, ndërsa tentimi i fundit për regjistrim në vitin 2011 u ndërpre për shkak të politizimit të procesit. Qeveria e re planifikon regjistrimin e radhës në prill të vitit 2021. Diskutimet e tensionuara dhe të politizuara në opinion mbi këtë temë tashmë kanë filluar dhe me një diskutim të hapur panel, CIVILi do të kontribuojë në nevojën e lënies së politikës jashtë statistikave.
Konferenca do të transmetohet drejtpërdrejt në Fejsbuk faqen, si dhe në YouTube video kanalin e CIVILit, i cili i fton mediat dhe të gjithë të interesuarit ta ndjekin dhe të marrin lirisht përmbajtje që do të dalin nga konferenca.
Ngjarja organizohet në korniza të Festivalit të Lirisë i cili filloi më 25 nëntor, kur organizata me punë shënoi 21 vjetorin e formimit. Në periudhën e mbajtjes së Festivalit gjenden edhe Dita ndërkombëtare e personave me aftësi të kufizuara ( 3 dhjetor) dhe Dita ndërkombëtare kundër korrupsionit (9 dhjetor).
Ngjarja është pjesë e projektit “Evropa është shtëpia jonë”, i mbështetur nga Ministria për punë të jashtme e Republikës Federale të Gjermanisë. Festivali i lirisë është ngjarje multimediale në suazat e projektit “Objektivi qytetar”, i mbështetur nga National Endowment for Democracy (SHBA), si dhe nga Programi Civika Mobilitas, i mbështetur nga agjencia Zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim.
This post is also available in: Macedonian