CIVIL – Qendra për Liri më herët ka ngritur iniciativë interesante me titull “Kërkoj përgjigje!”. Ideja është inovative, përmes videos ose selfi videos, qytetaret dhe qytetarët të parashtrojnë pyetje deri te politikanja/politikani ose personi publik, ndërsa Civili do ta publikojë regjistrimin në onlajn kanalet e veta. Nëse pyetja ështe provokuase, ose thjeshtë, qytetarët dëshirojnë te ngelin anonimë, ekziston opsioni të regjistrohet objekt ose institucion, ose ndonjë situatë, gjatë parashtrimit të pyetjes.
Në fejsbuk faqen e Civilit veçmë dolën disa video në të cilat qytetarët parashtrojnë pyetje deri te institucionet dhe organet përkatëse me pyetje që kanë të bëjnë me përmirësimin e shëndetësisë në Maqedoni, ardhmërinë e të rinjve, so dhe videoja promotive me të cilën u bëhet thirrje qytetarëve të flasin, të regjistrojnë dhe të fotografojnë, me hapësirë të lirë të mundësuar në onlajn kanalet e Civilit, për presion publik ndaj institucioneve që shpesh ajnë të shurdhëra për problemet me të cilat përballen qytetarët.
“Zgjidhni një politikane/politikan ose person publik të cilit do ti parashtorinit pyetje. Pyetjet dërgoni në video –format (selfi video) në fejsbuk faqen e Civilit, fejsbuk faqen e Gazetarëve qytetarë (mesazh privat) ose në [email protected]. Artikujt në të cilat nuk hihet fytyra e autores/autorit, nënkuptohet se do të jenë anonime, ndërsa Civili nuk do ta zbulojë identitetin. Në çdo rast, Civili duhet ta dijë identitetin dhe kontaktin e parashtruesit të pyetjes, të cilat nënkuptohet se nuk do ti zbulojë”, thuhet në thirrjen e Iniciativës “Kërkoj përgjigje”.
This post is also available in: MacedonianEnglish