Një hap para administratës zgjedhore të edukuar

0

Çdo herë kur flasim për parregullsitë në proceset zgjedhore, e para në listën e zbatuesve është administrata zgjedhore.

Sipas definicionit, administrata zgjedhore përbëhet nga të punësuarit në shërbimin profesional të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, anëtarët e organeve zgjedhore, sekretarët e komisioneve komunale zgjedhore, zëvendësit e tyre dhe persona tjerë, të angazhuar për procesin zgjedhor në trupat ndihmëse në Komisionin Shtetëror Zgjedhor. Këta janë njerëzit përgjegjës për rrjedhën e suksesshme për zbatimin e zgjedhjeve, dhe mënyrën se si në procesin do të respektohen përcaktimet ligjore, posaçërisht në mbrojtjen e të drejtës votuese.

Me shërbimin profesional të KSHZ udhëheq sekretari i përgjithshëm i cili është kompetent për të gjithë të punësuarit në KSHZ, me status të zyrtarëve shtetërorë.

Organet zgjedhore janë kompetente për zbatimin e veprimeve zgjedhore në ditën e votimit. Secili organ ka kryetarin e vet, anëtarët dhe zëvendësit e tyre.

Komisionet komunale zgjedhore kanë kompetenca në komunën në të cilën janë formuar, gjegjësisht, Qyteti i Shkupit, kur bëhet fjalë për zgjedhje lokale. Ato janë kompetentë për zbatimin e veprimeve zgjedhore në njësitë zgjedhore dhe vendvotimet ashtu si janë të përcaktuara me Kodin Zgjedhor.

Kryetarët, zëvendësit dhe anëtarët e Komisioneve komunale zgjidhen nga të punësuarit në administratën shtetërore, komunale dhe të Qytetit të Shkupit, me arsim sipëror, me zgjidhje rasti, gjatë pesë viteve. Kompetencat e tyre, mes tjerash, janë emërimi i përbërjes së këshillave zgjedhore, shkarkimin e anëtarëve të këshillave zgjedhore në rast të punës së tyre joligjore dhe ndërhyjnë në rastet kur konstatohet shkelje e ligjshmërisë së përgatitjeve, kandidimet dhe zbatimet dhe verifikimin e rezultateve të zgjedhjeve, si dhe të udhëzimeve dhe rekomandimeve nga Komisioni. Një nga funksionet e rëndësishme të Këshillave komunale zgjedhore, është informimi i votuesve për vendvotimin. Pra, nëse qytetaret dhe qytetarët nuk janë të sigurte për vendvotimin, si dhe për çështje tjera lidhur me procesin zgjedhor dhe të drejtën e tyre votuese, mund të drejtohen në Komisionet komunale.

Komisionet komunale zgjedhore janë kompetente edhe për pranimin e materialit total nga këshillat zgjedhore, i mbledhin rezultatet nga votimi për listën e kandidatëve nga vendvotimet për të cilat janë përgjegjës, bëjnë transkripte dhe i dorëzojnë në KSHZ.

Këshillat zgjedhore janë të përbëra prej kryetarit dhe katër anëtarëve. Disa nga ata zgjidhen me zgjedhje rasti nga administrata zgjedhore, ndërsa nga një anëtar dhe zëvendës emërojnë partitë politike nga opozita të cilët në zgjedhjet e fundit për deputetë kanë fituar më tepër vota. Me rëndësi është të përmendet se personi i zgjedhur për anëtar të organit zgjedhor, ka të drejtë të mos pranojë ta kryejë atë detyrë, në rast të sëmundjes ose arsyeve familjare. Puna e tyre në ditën e votimeve ndahet në dy ndërrime që të munden ta realizojnë të drejtën votuese.

Detyrat e bordeve zgjedhore përbëhen nga zbatimi i votimit në vendvotime, sigurojnë rregull dhe fshehtësi të votimit, realizim të lirë dhe të qetë të votimit, e verifikojnë rezultatin e votimit në vendvotim, rezultatet nga votimi i publikojnë në vendin ku është zbatuar votimi.

Mirëpo, ky formalitet, me përshkrimin dhe kompetencat e administratës zgjedhore, nënkupton dhe bashkëpunim fluid mes të gjitha organeve nga maja, gjegjësisht KSHZ, deri te secili anëtar i këshillave zgjedhore.

Edhe vetë  kryetari i KSHZ, Oliver Derkoski, në intervistë për CIVIL Media, deklaroi se hallka më e dobët e administratës zgjedhore janë pikërisht këshillat zgjedhore. Risia për zgjedhjet presidenciale 2019, është qasje e ndryshme edukative e anëtarëve të këshillave zgjedhore, por edhe shfrytëzimi mjeteve teknologjike që do ti aplikojnë këshillat zgjedhore, me çfarë do të shpejtëhet procesi i publikimit të rezultateve preliminare nga votimi.

B. Jordanovska