Këtij mëngjesi në Kërçovë në hyrjet e objekteve ku jetojnë aktivistë dhe simpatizues të LSDM, sipas gazetarit qytetar, janë ngjitur etiketa në të cilat janë paraqitur pesëdhjetë denarëshe me shqiponjë dykrerëshe.
Afishe të njëjta janë ngjitur edhe në ndërtesën e KK të LSDM. Siç informon gazetari qytetar, nga anëtarët e LSDM pyeten: “Vallë vlen të shpenyohen para për rrënim plotësues të dinjitetit maqedonas?
Gazetari qytetar lajmëron se ky është aktivitet i grupeve të cilat janë pjesë e protestave në organizim të “Për Maqedoni të përbashkët”, të cilët thonë se, nëse LSDM formon Qeveri, flamuri, stema dhe valuta e Maqedonisë do t’i nënshtrohen dygjuhësisë.
This post is also available in: MacedonianEnglish