CIVIL –Qendra për Liri i fton të gjithë qytetaret dhe qytetarët e interesuar të paraqiten në seminarin e pestë për gazetari qytetare në Shtip edhe një herë ta shprehin anën inovative të gazetarisë.
Pjesëmarrësit në seminarit nga rajoni i Shtipit do të kenë mundësi t’i bashkëngjiten familjes së madhe të gazetarëve qytetarë me mundësi të papërsëritshme të fitojnë njohuri praktike dhe teorike nga fusha e aktivizmit qytetar, dhe informim objektiv dhe me kohë, duke i shfrytëzuar përfitimet teknologjike nga interneti.
Seminari do të mbahet më 25 – 26 mars 2017 (e shtunë dhe e diel) në hotelin “Oaza” me fillim në ora 11, të shtunën. Të drejtë për pjesëmarrje kanë të gjithë qytetarët e moshës së rritur nga komunat Shtip, Obleshevë, Zrnovcë, Vinicë, Koçanë, Probishtip, Radovish, Dellçevë, Berovë, Pehçevë dhe Kamenica e Maqedonisë.
Të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje në seminarin mund të paraqiten përmes plotësimit të formularit onlajn në kompjuter ose në celular, që merr kohë vetëm disa minuta. Mundet të aplikohet edhe përmes adresës elektronike të [email protected], me biografi të shkurtë dhe letër motivimi (maksimum nga 10 rreshta) në të cilat kandidatët shkurtimisht do t’i përshkruajnë aftësitë e tyre dhe do të shprehin gatishmëri për pjesëmarrje në seminarin.
Shpenzimet për akomodim dhe transport (për pjesëmarrëse/it nga komunat më të largëta) do të mbulohen nga Civili. Për më tepër informata, të interesuarit mund të lajmërohen në 02/5209176, ose të shkruajnë mesazh në civil.macedonia@gmail, ose në faqen e Fejsbukut – Citizen Journalists.
Përmbajtjet lidhur me projektin “Objektivi qytetar” mund t’i ndiqni në faqen e Fejsbukut dhe vizitoni ueb faqen Objektivi qytetar.
Projekti “Objektvivi qytetar është i financuar nga National Endowment for Democracy.
This post is also available in: MacedonianEnglish