Zëshëm për ndryshime!

Kur institucionet heshtin, ndërsa mediat janë nën presion, fuqia dhe përgjegjësia për alarmimin për padrejtësitë dhe mosfunksionimin e sistemit mbetet në duart e qytetareve dhe qytetarëve të përgjegjshëm.

Pikërisht ky është qëllimi i projektit Objektivi Qytetar të cilin Civili për tre vite me radhë e zbaton me sukses. Gazetarët qytetarë i zbardhin edhe tregimet më të errëta nga jeta e përditshme për të cilat shteti nuk ka vesh.

Tregimi për muzicientin e ri Viktor  Toshevski, skandali i zymtë në institucionet përgjegjëse për kujdesin e fëmijëve dhe të pastrehëve “25 maj” dhe “Ranka Millanoviq”, problemet në shëndetësi, arsim, shprehja e urrejtjes, keqpërdorimi i fëmijëve për qëllime politike dhe shumë tema tjera në fakt janë tregime të gazetarëve qytetarë të cilët arritën të bëjnë presion mbi pushtetin dhe institucionet për reagime urgjente dhe menaxhim me problemet e përditshme të qytetarëve.

Fuqia për ndryshime është në duart tuaja! Prandaj, bëhuni pjesë e komunitetit të gazetarëve qytetarë. Fotografitë dhe video tregimet tuaja dërgoni në Fejsbuk faqen e Civilit, Fejsbuk faqen e gazetarëve qytetarë ose në [email protected].

Në rrjedha janë edhe seminaret dhe punëtoritë për gazetarë qytetarë të cilat i organizon Civili anembanë vendit, kështu që, nëse deri tani nuk keni marrë pjesë në seminaret dhe trajnimet pët gazetarë qytetarë, kjo është mundësi e shkëlqyer të paraqiteni për pjesëmarrje.

Bëhuni ndryshimi që dëshironi ta shihni, bëhuni gazetar qytetar!

 

This post is also available in: MacedonianEnglish