Të interesuarit për seminaret e ardhshme të Civilit për gazetari qytetare kanë rast të papërsëritshëm dhe unik të fitojnë shkathtësi të duhura për vëzhgimin e referendumit/ Seminaret që do të mbahen në Veles (28 korrik, e shtunë) dhe Shtip (29 korrik, e dielë), përmbajnë program të pasuruar me elemente të reja dhe unike. Pjesëmarrëset dhe pjesëmarrësit në seminaret do të fitojnë të drejtën për paraqitje edhe për vëzhguesit e akredituar të procesit, ndërsa të gjithë së bashku do të kenë mundësinë të marrin pjesë në ciklet shpërblyese të gazetarisë qytetare në projektin “Objektivi qytetar”.
Deri tani, në dy vitet e kaluara nga fillimi i implementimit të projektit “Objektivi qytetar”, në seminare kanë marrë pjesë mbi 800 pjesëmarrëse dhe pjesëmarrës, janë ndarë 80 shpërblime për artikujt më të mirë të gazetarëve qytetarë. Janë qindra tregime dhe video artikuj që kanë shkaktuar ndryshime dhe ndikim në nivel lokal dhe nacional. Civili për një kohë të gjatë merret me monitorimin e gjendjeve të të drejtave dhe lirive të njeriut. Në këto korniza, organizata do të kontribuojë për edukimin qytetar për të drejtën votuese dhe do të kujdeset, që përmes monitorimit dhe aktiviteteve mediatike ta mbrojë të drejtën e qytetareve dhe qytetarëve të votojnë lirë dhe në përputhje të bindjeve të tyre në referendumin.
Civili kërkon nga institucionet dhe strukturat politike (partitë, iniciativat, organizatat...) të veprojnë në përputhje me ligjet dhe standardet demokratike dhe ta braktisin praktikën e keqpërdorimeve, gjuhës së urrejtjes dhe distribuimin e lajmeve të rreme, pavarësisht nga cila anë vijnë.
Të interesuarit për pjesëmarrje në seminaret e ardhshme në Veles dhe Shtip mund të paraqiten me dërgim të të dhënave themelore të kandidatëve (emri, mbiemri, numri i telefonit dhe vendbanimi/qëndrimi) në [email protected]. Për më tepër informata kandidatët mund të paraqiten në 02/5209176.
Seminari në Veles do të mbahet në hotelin Gardenija nga ora 11, deri ora 17. Të drejtë për paraqitje kanë qytetaret dhe qytetarët nga komunat Veles, Sveti Nikollë, Gradsko, Llozovë, Rosoman, Çashkë, Kavadar dhe Negotinë.
Seminari në Shtip do të mbahet në Shtëpinë e rinisë nga ora 11 deri ora 17. Të drejtë për paraqitje kanë banorët e komunave Shtip, Vinicë, Berovë, Dellçevë, Koçanë dhe Probishtip. Civili i mbulon shpenzimet e rrugës për të gjithë pjesëmarrësit.
This post is also available in: Macedonian