Përmes gazetarisë qytetare qytetaret dhe qytetarët kanë mundësi të jenë kontrollues të punës së funksionarëve shtetëror dhe institucioneve, dhe të bëjnë presion që ata të punojnë sipas ligjeve, në mënyrë transparente dhe me përgjegjësi.
Në periudhën kur paralajmërohet referendum për ndryshimin e emrit, gjatë proceseve për anëtarësim në NATO dhe BE, në kohën kur në vendin po shpeshtohen protestat dhe gjuha e urrejtjes, gazetarët qytetarë janë ata të cilët mund të kontribuojnë për ruajtjen e paqes dhe forcimin e proceseve demokratike. Siç thonë Civilët: Gazetarët qytetarë janë bartësit e gazetarisë që informon pa frikë dhe shërbime.
Civili u bën thirrje pjesëmarrësit e deritanishëm nga seminaret për gazetari qytetare, si dhe të gjithë të interesuarit për monitorim të referendumit të fotografojnë, incizojnë dhe shënojnë. Ndryshimi është në duart tuaja!
#ObjektiviQytetar është projekt në të cilin kombinohen hulumtimi, aktivitetet mediatike dhe aktivizmi. Ky projekt për tre vite me radhë kontribuon për zhvillimin e gazetarisë qytetare në vend. Qëllimi kryesor i projektit është të kontribuohet për procese përgjegjëse transparente politike, të forcohet vetëdija publike e politikave dhe praktikave lidhur me të drejtat dhe liritë e njeriut. Projekti është i mbështetur nga National Endowment for Democracy.
This post is also available in: MacedonianEnglish