“Demokratët” kërkojnë votim të domosdoshëm

“Demokratët”  angazhohen për ndryshim në pjesën e shumicës, votim të obligueshëm, që të mundësohet konsensus më i madh, vlerëson Ljubomir Kërstevski përfaqësues i partisë.

 

Partia kërkon edhe profesionalizim të KSHZ, që të përjashtohet mundësia në komisione të angazhohen anëtarë të partive politike, lista të hapura dhe pamundësi të ndryshohen koalicionet partiake ose përkatësia partiake pas verifikimit të mandateve të deputetëve.

Kërstevski kërkoi edhe të hiqet përfaqësimi i paguar politik i kandidatëve të partive që kanë në dispozicion mjete të mëdha financiare. Ai kërkoi edhe të ndalohet, gjatë inspektimit të opinionit, qytetarët ta shprehin qëndrimin e tyre personal për kandidatë konkretë, sepse vlerëson se rrezikohet privatësia e votimit.