Përpara punëtorisë për gazetari qytetare në Shkup, CIVIL – Qendra për Liri sot te kalimi Paleta e promovoi projektin “Objektivi qytetar”.
Të gjithë qytetarët e interesuar, në info stendën kishin mundësinë të informohen edhe për mënyrën e paraqitjes në punëtori. Ekipi i Civilit ishte në dispozicion për të gjitha informatat dhe pyetjet më të hollësishme për punëtorinë, projektin dhe aktivitetet e gazetarëve qytetarë.
Ekipi i Civilit i inkurajoi qytetaret dhe qytetarët të kyçen në mënyrë aktive në vendimet që mund të ndikojnë në ndryshimet shoqërore dhe politike në nivel lokal dhe qendror, në interesin e opinionit.
Si përkujtim, të gjithë të interesuarit për punëtorinë mund të paraqiten përmes potësimit të formularit onlajn ose përmes adresës elektronike [email protected], me biografi të shkurtë dhe letër motivimi (maksimumi nga 10 rreshta) në të cilat kandidatët shkurtimisht do ti përshkruajnë shkathtësitë e tyre dhe do të shprehin gatishmëri për pjesëmarrje në punëtori.
Për infromata plotësuese mund të paraqiten në 01/5209176, të shkruajnë mesazh në civil.macedonia@gmail ose në Fejsbuk faqen Citizen.Journalists.MK dhe vizitoni ueb faqen www.clp.mk.
Gazetaria qytetare është vale e re e lirisë mediatike që e promovon informimin e pacensuruar dhe objektiv anembanë botës duke i shfrytëzuar përfitimet teknologjike duke prekur opinionin përmes internetit dhe rrjeteve sociale më shpejtë se mediat tradicionale.
Projekti “Objektivi qytetar” është i mbështetur nga National Endowment for Democracy.
This post is also available in: MacedonianEnglish