CIVIL – Qendra për Liri organizoi edhe një seminar të suksesshëm për gazetari qytetare në të cilin morën pjesë qytetare dhe qytetarë të interesuar, gazetarë të rinj dhe përfaqësues të organizatave qytetare nga Prilepi, Krivogashtani, Dollneni, Krusheva dhe Demir Hisari.
Në atmosferë të shkëlqyer dhe bashkëpunim me ekipin e Civilit, pjesëmarrësit kishin mundësinë të njohën me gazetarinë qytetare dhe ndikimin për ndryshimet shoqërore. Gjithashtu, përmes shembujve praktikë u njohën edhe me aktivitetet praktike në projektin “Objektivi qytetar”.
Pjesëmarrësit në seminarin në Prilep ndanë qëndrimet, idetë dhe propozimet e tyre, se si do të mund t’i aplikojnë dituritë praktike dhe përfitimet teknologjike të kohës moderne në informimin me kohë dhe objektiv, përmes fotografive ose video tregimeve.
Të nxitur nga njohuritë e reja ata ndanë edhe raste se ku dhe si do të kishin mundur në mënyrë pozitive të ndikojnë për ndryshimet pozitive shoqërore në nivel lokal.
Projekti Objektivi qytetar është i financuar nga National Endowment for Democracy.
This post is also available in: MacedonianEnglish