Ndërtesa komunës së mëparshme në fshatin Obleshevë, në të cilën para katër dekadave ka qenë e vendosur ambulanca, në të cilën kohë pas kohe ka punuar mjek i përgjithshëm dhe motër medicinave gjatë tërë kohës, sot është tërësisht e rrënuar.
Vite më parë, aty ka qenë i vendosur edhe shërbimi amë. Brendia e objektit, aq sa kanë lejuar kushtet, ka qenë e rregulluar dhe e pastër, dhe rreth ndërtesës ka ekzistuar edhe oborr me bari. Më e rëndësishmja është se për çdo fundjavë atmosfera ka qenë e hareshme sepse të rinjtë nga të gjitha dasmat i kanë lidhur martesat pikërisht në këtë shërbim amë.
E gjithë kjo është e kaluar, ka mbetur vetëm rrënim në të cilën jeton një familje Rome, në skajet e ekzistencës, çift bashkëshortor me pesë fëmijë. Jetojnë vetëm prej ndihmës sociale. Pranojnë ndihmë materiale në formë të paketave ushqimore ndërsa ujë u japin para zgjedhjeve nga komuna. Kushtet në të cilat jetojnë janë mizore, pa ujë, pa kanalizim, me dyer dhe dritare të thyera.
Kjo ndërtesë më mirë të mos ekzistonte sepse është deponi potenciale dhe çerdhe e baktereve, ndërsa afër saj gjendet çerdhja për fëmijë “ Lulebora”. Premtimet nga prefekti aktual kurrsesi ta shohin dritën e ditës.
Jasmina Arsova
This post is also available in: MacedonianEnglish