CIVILi e dënon ashpër gjuhën e urrejtjes, përhapjen e urrejtjes etnike dhe thirrjet për dhunë që i promovojnë grupet tifozë vazhdimisht dhe vite me radhë. Konkretisht, rast për këtë dënim të ashpër është edhe incidenti më i ri me skandimin e grupit tifoz “Komiti# në qendrën e Shkupit më 13 shtator, 2020.
Institucionet urgjentisht, me vendosmëri dhe më në fund të angazhohen dhe ti sanksionojnë përkatësisht të gjitha grupet dhe individët që përhapin gjuhë të urrejtjes dhe bëjnë thirrje për dhunë – është thirrja e vazhdueshme vite me radhë e CIVILit, pavarësisht nga vjen urrejtja.
CIVILi angazhohet për shoqëri në të cilën sundon liria, barazia dhe drejtësia, shoqëri ku qytetaret dhe qytetarët ndjehen të sigurt dhe kanë besim te institucionet, ku liria e lëvizjes dhe liria e shprehjes garantohen me ligj dhe me funksionimin efikas të sistemit.
Një shoqëri në të cilën grupe të caktuara vazhdimisht bëjnë thirrje dhe ushtrojnë dhunë ndaj qytetarëve, nuk mund të jetë e shëndoshë. Thirrjet e vazhdueshme për dhunë ekstreme nga grupe të caktuara, janë pasojë modelit të mosndëshkimit nga pushteti paraprak, por edhe mosndëshkimi që vazhdoi edhe pas rënies së regjimit.
Strukturat radikale në vend papenguar dhe pa u ndëshkuar përkrahin urrejtje në baza etnike, fetare dhe politike, siç është edhe rasti i djeshëm me paradimin e grupit tifoz, i shoqëruar me skandime nacionaliste dhe gjuhë të urrejtjes ndaj Shqiptarëve.
This post is also available in: MacedonianEnglish