Qendra për shtyp e Civilit do të jetë e hapur 18 orë pandërprerë

0

CIVILi do të hap qendrën për shtyp në ora 6:30 të mëngjesit më 21 prill  (e diel) në klubin Menada (Çarshia e Vjetër, përballë Universitetit të Evropës Juglinodre). Qendra për shtyp do të jetë e hapur deri në mesnatë.

Pres qendra e Civilit do të pranojë raporte nga terreni, si dhe paraqitje për parregullsi nga qytetaret dhe qytetarët.

Përfaqësuesit e Civilit do të jenë në dispozicion për mediat gjatë tërë ditës dhe në mbrëmje. Konferenca për shtyp me raporte nga vëzhguesit e Civilit në terren, do të mbahen në ora 10, 12:30, 17:45 dhe 19:30.  Civili do të mbajë edhe dy panel diskutime në ora 20 dhe në ora 21:30, me pjesëmarrje të anëtarëve të Ekipit koordinues të Civilit, analistit politik Sasho Ordanoski, ekspertja juridike Sandra Gavrillovska dhe emra tjerë të shquar.

CIVILi i fton gjithë qytetarët të dërgojnë paraqitje, informata dhe  të parashtrojnë pyetje në formularin onlajn www.zgjedhjetëlira.info , në Fejsbuk ose me postë elektronike [email protected] gjatë tërë ditës dhe në mbrëmje. Ekipi koordinues i Civilit do të tentojë t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve ose do ti publikojë informatat që do të arrijnë në adresën e organizatës edhe tani, edhe gjatë ditës së votimeve.

Gjithashtu, Civili e informon opinionin se publikon informata dhe raporte nga monitorimi zgjedhor i Civilit, dhe informata tjera të rëndësishme për qytetarët në ueb www.civilmedia.mk në gjuhë maqedonase dhe www.drejt.mk në gjuhë shqipe. Civili publikon përmbajtje edhe në faqen www.civil.today.mk në gjuhë angleze, si dhe në ueb faqen e organizatës www.civil.org.mk.