Konferenca e dytë e Civilit: Pengohet puna e mediave, 86 paraqitje përparregullsi deri ora 12:20

0

Në vendvotime në Komunën Aerodrom dhe në Komunën Qendër ekipe të mediave janë penguar në punën e tyre duke mos u lejuar hyrje në vendvotime dhe fotografim.

Deri ora 12:20

Deri ora 12:20 160 vëzhguesit e CIVIL -Qendrës për Liri kanë dërguar 86 paraqitje për parregullsi te ekipi analitik i Civilit.

Në 15 vendvotime janë regjistruar parregullsi lidhur me Listën e Votuesve, ndërsa deri ora 12:20 vëzhguesit e Civilit kanë regjistruar së paku 35 raste në të cilat qytetarët janë pamundësuar ta realizojnë të drejtën e tyre kushtetuese të votimit sepse nuk ekzistojnë në Listën e Votuesve.

Janë regjistruar edhe incidente në të cilat mediat janë pamundësuar të informojnë për procesin zgjedhor nga vendvotimet. Në vendvotime në Komunën Aerodrom dhe në Komunën Qendër ekipe të mediave janë penguar në punën e tyre duke mos u lejuar hyrje në vendvotime dhe fotografim.

Në VV 1539/1 në shkollën në lagjen Kalishtë, në Komunën Probishtip, shtatë votues nuk janë gjetur në Listën e Votuesve, dhe pasi nuk ju është lejuar votimi, janë dërguar të kontrollojnë në vend tjetër. Në VV 1884 në shkollën në fshatin Ullarci, në Komunën Çeshinovë – Obleshevë, për shkak të skadimit të letërnjoftimit tetë qytetarëve të cilët sot kanë marrë letërnjoftime, megjithatë nuk u është lejuar votimi.

Në VV 0087 në shkollën fillore “Gjorgji Sugare” në Komunën Manastir, një votues ka munguar në Listën e Votuesve.

Në VV 2572 dhe 2573 në shkollën “Mirçe Acev” në komunën “Gjorçe Petrov”, kanë munguar nga një votues në Listën e Votuesve.

Në VV 2258 në pallatin e zjarrfikësve në Komunën Shtip, një qytetar ka munguar nga Lista e Votuesve.

Në VV 2851 në shkollën “Josip Broz Tito” në Komunën Qendër, vëzhgues i Civilit ka vërejtur rast të votimit familjar dhe raste me qytetarë që kanë munguar në Listën e Votuesve.

Në VV 1055/1 në shkollën e mesme “Mosha Pijade” në Komunën Kumanovë, dy qytetarë kanë munguar nga Lista e Votuesve, ndërkohë që bashkëshortet e tyre janë në LV.

Në VV 1254/1 në NP “Ohridski Komunalec” në Komunën Ohër, një votues me letërnjoftim të ri ka munguar nga LV.

Në VV 0948 në shkollën “Joakim Kërçovski” në Komunën Kriva Pallankë, një person me letërnjoftim të ri, nuk ka mundur të votojë për shkak të të dhënave të ndryshme në Listën e Votuesve. Rast tjetër ka pasur në VV 0950, në shkollën e njëjtë, por atëherë këshilli e ka kontaktuar Këshillin Komunal Zgjedhor, prej nga kanë ardhur dy anëtarë, kanë bë kontrollimin dhe pastaj votuesit i është mundësuar të votojë.

Në VV 2363 në Komunën Zelenikovë, një votuese ka munguar nga LV.

Në VV 2229 në fshatin Lisiçe në Komunën Çashkë, tre qytetarë nuk e kanë realizuar të drejtën e tyre për votim sepse mungojnë nga Lista e Votuesve.

Në VV 2570 në Komunën Gjorçe Petrov, një person i vdekur ende ekziston në Listën e Votuesve.

Në VV 2281 në shkollën “Tosho Arsov” në Komunën Shtip, vëzhgues i një organizate të huaj të akredituar ka insistuar që ai të punojë me UV llambën, ndërsa një qytetare e mllefosur se bashkëshorti i saj, i cili me vite nuk jeton në shtet, ende është në LV, në vend se të nënshkruhet, e ka shlyer këtë votues në Listë, dhe pastaj ka rezultuar me zënkë me këshillin, dhe ka intervenuar edhe policia.

Në VV 1690 dhe 1691 në SH. F. “Gjorgjija Puleski” në Komunën Aerodrom, gazetarëve dhe fotoreporterëve nuk u është lejuar të fotografojnë.

Në VV 2398 në shkollën “Kërste Misirkov”, në Komunën Gazi Babë, anëtarë të KK kanë bërë selfi, me shaka se njëra fotografi është për Instagram, ndërsa tjetra për Fejsbuk.

Një të punësuari në Komunën Butel nga një parti i kanë kërkuar listë me emra dhe mbiemra të 20 personave që do të votojnë për një kandidat.

Ekipi për komunikim i Civilit