Konferenca për shtyp e parë e Civilit: Fillim i qetë i ditës zgjedhore, janë shënuar parregullsi më të vogla

0

Konferenca e parë për shtyp e CIVIL – Qendrës për Liri për rrjedhën e procesit zgjedhor, që u mbajt në ora 10, filloi me shakanë se dita e zgjedhjeve ka filluar me hapjen me kohë të të gjitha shtabeve partiake anembanë vendit, me atë që disa as që janë mbyllur për një kohë më të gjatë…

Në emër të Civilit, Xhabir Deralla u dëshiroi ditë të qetë të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe zgjedhje të lira, të drejta dhe demokratike.

Në fillim, Civili i përmblodhi të gjitha gjetjet nga fillimi i heshtjes zgjedhore që filloi të premten në mesnatë dhe do të zgjasë deri në mbylljen e vendvotimeve sot në ora 19.

Kryetari i një partie politike margjinale, gjatë heshtjes zgjedhore, bën thirrje për bojkotim… Një i punësuar në RTVM, të punësuar në administratë dhe aktivistë të partive politike dhe tjerë, në mënyrë agresive e thyen heshtjen zgjedhore. Thyerja e heshtjes zgjedhore është e shoqëruar me gjuhë të urrejtjes dhe lajme të rreme, dhe është i vërejtur në mediat sociale, posaçërisht në faqet në Fejsbuk të grupacioneve të caktuara formale dhe joformale.

Nga e premtja në mesnatë kur hyri në fuqi heshtja zgjedhore, deri në fillim të votimit sot në ora 7 të mëngjesit, CIVILi ka shënuar mbi 40 raste të shkeljes së heshtjes zgjedhore. Fushata e zezë, gjuha e urrejtjes dhe lajmet e rreme janë shumë të pranishme edhe gjatë heshtjes zgjedhore.

Një pjesë e internet portaleve, gjithashtu, nuk i përmbahen heshtjes zgjedhore dhe publikojnë përmbajtje manipuluese dhe tekste me emrat e partive politike dhe kandidatëve të tyre për president.

Civili disa herë u bëri thirrje strukturave politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut ta respektojnë Kodin Zgjedhor, si dhe heshtjen zgjedhore. Institucionet janë të ftuara t’i regjistrojnë këto raste dhe të reagojnë sipas kompetencave ligjore.

Vëzhguesit e Civilit lajmërojnë se vendvotimet janë të hapura me kohë, me përjashtim të një vonese prej 15 minuta. Komisioni Shtetëror Zgjedhor kumtoi se Vendvotimi 2344 në shkollën rajonale “Ramni Gaber”, komuna Studeniçan, nuk është hapur fare.

Në VV 2644/1, në Sh.F. “Petar Pop Arsov”, në komunën Karposh, një votues ka tentuar të votojë me gisht të shënuar, me arsyetim se është ndyrë me spërkatës gjatë punës si anëtar i këshillit votues në vendvotim tjetër. Megjithatë, Këshilli zgjedhor nuk e ka lejuar të votojë. Në VV e njëjtë, me gabim është shkruar se në atë vendvotim votojnë të gjithë qytetarët nga rruga “Nikolla Parapunov”, ndërsa votojnë vetëm ata nga shkronja M deri Sh. Gabimi është përmirësuar menjëherë, me marker, mirëpo, ndërkohë disa votues janë kthyer dhe nuk kanë votuar.

Në vendvotimin 2119 në Sh.F. “Aleksandar Zdravkovski” në Jegunovcë, në të gjitha shtyllat rreth objektit ku votohet janë ngjitur fletushka  promovuese të njërit  nga kandidatët. Në ora 9:40 shënohet se ato janë larguar.

Në vendvotimin 1410 në Sh. F. “Kliment Ohridski” në Prilep, një votues ka tentuar të votojë në mënyrë publike te tavolina e Këshillit Zgjedhor, por kryetari i Komisionit Komunal nuk e ka lejuar.

Në vendvotimin 2280 dhe 2280/1 në Sh. F. “Goce Dellçev” në Shtip, vëzhgues partiakë pa akreditime, kanë biseduar me zë të lartë në mënyrë që mund të interpretohet si agjitim, gjegjësisht – thyerje e heshtjes zgjedhore.

Monitorimi i Civilit shënon se nga një votues në VV 2826 në Sh. F. “Kongresi i Manastirit” në Çair, Shkup dhe në VV 0085 Sh. F. “Gjorgji Sugare” në Manastir, VV 2334 Sh. F. “Todor Janev” në Çashkë, ndërsa tre në VV 0993 në SH.F. “Koço Racin” në Kratovë nuk janë gjetur në listën zgjedhore dhe nuk e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për votë.

Në VV 2691 në Sh. F. “Gjorgjija Puleski”, në Komunën Aerodrom, kryetari i KZ e ka fotografuar autorizimin e vëzhgueses së Civilit, dhe ka kërkuar që përveç CIVIL, të shënohet edhe emri i saj.

Në VV 2704 në Sh. F. “Gjorgjija Puleski” në Komunën Aerodrom, një vëzhguese e akredituar nga një organizatë e huaj është sjellur ashpër me anëtarët dhe kryetarin e KZ, në autorizimin e saj në emrin e Maqedonisë ka qenë me marker e shlyer “Veriut”, ka kërkuar t’ia  tregojnë numrin e fletëvotimeve, dhe e ka penguar votimin.

Një qytetare nga Miravci – Komuna Gjevgjeli, në telefonat kujdestare të Civilit, lajmëroi se në ora shtatë në mëngjes, shtabi i një partie politike ne fshatin është dëmtuar dhe se rastin e ka paraqitur në polici.

Në vendvotimin 0576 në Sh. F. “Vanço Prke” në komunën Dellçevë, gjatë identifikimit, vëzhgueses së Civilit ia kanë shënuar edhe numrin amë, dhe pasi i ka përkujtuar se këto janë të dhëna personale, e kanë shlyer.

Në VV 0837 në SH. F. “Ljupço Santov” në Komunën Koçanë, anëtare e KZ ka pasur biseda politike dhe e ka thyer heshtjen zgjedhore.

VV 2441 në SH.F. “Emin Duraku” në Saraj, është hapur me vonesë prej 15 min.

Në VV 0110 në bashkësinë lokale “Kole LLaçeto” në Manastir, një anëtare e KZ e ka lexar emrin e votuesit të vetëm në zyrë, me zë.

Në VV 2165 në SH.F .”Shën Kirili dhe Metodi” në Veles, kryetari i KZ dhe një anëtar nuk kanl mbajtur shenja, ndërsa votuesit janë evidentuar me “viza”. Në VV e njëjtë nuk është vendosur vend për personat me nevoja të posaçme.

Vendvotimet 1959, 1960 dhe 1963 në Komunën Tetovë, janë zhvendosur në objektin e Kryqit të Kuq, në objektin e shkollës më të afërt “Goce Dellçev”, ndërsa ndryshimi ka shkaktuar huti dhe reagim te qytetarët, të cilët kanë ardhur në vendin në të cilin e kanë realizuar të drejtën e tyre votuese.

Ekipi për komunikim i Civilit