CIVIL – Qendra për Liri, më 26 tetor ( e premte) në hotelin Opera House ( pas bibliotekës universitare, në rrugën e Avokatëve) në Shkup, me fillim në ora 12, do të ndajë shpërblime për gazetaret dhe gazetarët më të suksesshëm për dy muajt e fundit.
Tregimet e shpërblyera kanë të bëjnë me problemet sociale, shkeljen e të drejtave dhe lirive të njeriut, keqpërdorime dhe padrejtësi, gjuhën e urrejtjes…
CIVILi u bën thirrje të gjithë qytetareve dhe qytetarëve të marrin pjesë në projektin #ObjektiviQytetar, dhe të bëhen pjesë e familjes së madhe të gazetareve dhe gazetarëve qytetarë anembanë botës, të cilët me aktivizmin e tyre bëjnë ndryshime në shoqëri.
Gjithashtu, qytetaret dhe qytetarët mund të dërgojnë video për iniciativën #KërkojPërgjigje. Ideja e kësaj iniciative është që përmes videos ose selfi -videos, qytetaret dhe qytetarët të parashtrojnë pyetje për politikan/e ose person publik, ndërsa incizimin Civili do ta publikojë në onlajn kanalet e veta. Nëse pyetja është provokuese ose qytetari/ja dëshiron thjeshtë të mbetet anonim/e, ekziston opsioni të incizohet ndonjë objekt ose situatë momenti gjatë parashtrimit të pyetjes. Varësisht nga përgjigja dhe reagimi i institucioneve ose personave përkatës deri te të cilët është drejtuar pyetja, këto video gjithashtu hyjnë në ciklin shpërblyes.
Objektivi qytetar është projekt i Civilit, që u mundëson qytetareve dhe qytetarëve t’i publikojnë tregimet e tyre lirë dhe pa censurë. Projekti është i financuar nga National Endowment for Democracy.
This post is also available in: MacedonianEnglish